Kriza, BE apel për zgjidhje! PD e PS debate pa rezultat
Shpresat ishin të shumta që kriza të mbyllej këtë javë, por me sa duket palët(maxhoranca dhe opozita shqiptare), nuk kanë ndryshuar qëndrim në kërkesat dhe ofertat e tyre.
Apeli më i fundit për zgjidhjen e krizës vjen nga Gjermania. Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, gjatë një takimi në Berlin me ministrin shqiptar Ilir Meta, është shprehur se Parlamenti duhet të funksionojë normalisht dhe se bojkoti nuk është rruga e duhur.
Ai ka afruar mbështetjen e vendit të tij për Shqipërinë në rrugën e integrimit si dhe ka ofruar mbështetje për liberalizimin e vizave.
Përkundër thirrjeve që vijnë nga Bashkimi Evropian, klasa politike shqiptare ka mbetur në vend-numëro për zgjidhjen e kësaj krize, megjithëse kohët e fundit situata është shtendosur pas kthimit të opozitës në Kuvend.
Gjatë fjalës para deputetëve, kryeministri Sali Berisha, u shpreh se opozita duhet të harrojë kutitë, pasi sipas tij, marrja me këtë çështje e opozitës do ta mbante në pushtet atë edhe vite të tëra.
“Nëse opozita merret ende kuti, maxhoranca do të rrijë me dekada në pushtet. Po vazhduat kështu ju, mua do të më keni në këtë sallë, hipur atje, edhe 35 vjet”, deklaroi ndër të tjerash Berisha.
"Që në momentin kur u shtrua kërkesa që binte ndesh me vendimet e gjykatës kam patur bindjen absolute se ka vetëm një qëllim që të mos merret pjese në zgjedhjet lokale dhe të behet do gjë për të penguar rrugën drejt integrimit”, tha ai më tej.
Por deklaratat e tij janë kundërshtuar nga kreu i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruçi, sipas të cilit maxhoranca nuk e ka pranuar draftin e propozuar për zgjidhjen e krizës.
“Ju duhet të tregoni shqiptarëve që përfaqësuesi i opozitës i tha “ok" draftit për zgjidhjen e krizës dhe ju i thatë jo pavarësisht lëshimeve të op0pozitës. Prandaj boll me demagogji dhe ju nuk mund të mashtroni shqiptarët. Vizë Shqipërisë apo liberalizim vizash për shqiptarët dhe ju për këtë duhet të përgjigjeni. Ju nuk jeni për marrëveshjen dhe ju nuk doni të zgjidhni krizën.
Prandaj ne jemi këtu në Parlament dhe do të jemi këtu jo për të qenë garnitura juaj por do të jetë për të qenë një barrikadë ndaj paudhësive tuaja, që nga krimi dhe korrupsioni”, tha më tej.
Megjithëse të dyja palët flasin për një kompromis, mënyrat e tyre më shumë i ndajnë se sa i bashkojnë. E nëse opozita kërkon transparencë, kryeministri shprehet i gatshëm për këtë, duke theksuar se kjo transparencë bëhet duke respektuar vendimet e gjykatave. Shefi i maxhorancës përmendi edhe një herë ngritjen e komisionit hetimor, duke i thënë PS-së shumicën në këtë komision. /S.Lleshi/