Çokollata dhe ushqimi i yndyrshëm nuk shkaktojnë aknet
NJU JORK- Pretendimet që çokollata dhe ushqimi i yndyrshëm ndikojnë keq në fytyrën tonë janë vetëm mite. Në këtë përfundim kanë arritru studiuesit e Universiteti i 'New York', të cilët pohojnë se përderisa nuk ka asnjë dëshmi se cfarë ndikimi ka okollata në organizmin tonë, atëherë nuk kemi pse të limitojmë këaqësinë tonë.
Dermatologia, dr. Arielle Kauvar nga Univesrsiteti i 'New York' pohon se nuk ekziston asnjë dëshmi që një grup i caktuar ushqimesh mund të ndikojë për keq apo mirë në lëkurë, kështu që nuk ka as dëshmi nëse çokollata është shkaktar i parregullsive të padëshiruara në fytyrat tona.
"Ndonjëherë mund të dalë që fëmija me përqindjen më të ulët të yndyrave, respektivisht fëmija pa karbohidrate ka përparësi të caktuara, megjithatë fjala është për masë shumë të vogël që sot dikush të mundet definitivisht të konkludojë që ka të bëjë me atë",- shpjegon Kauvar dhe shton se si nga vaji bimor, nëse e konsumojmë, me siguri nuk do të fitojmë akne, por nga ana tjetër aplikimi i tij në fytyrë megjithatë do të mund të sjellë puçrra të padëshiruara.
Kauvar përveç mitit të çokollatës dhe ushqimit të yndyrshëm ka hedhur poshtë edhe mitin për ujin si element të domosdoshëm për bukurinë.
"Miti thotë që duhet të pimë tetë gota ujë në ditë. Kjo në fakt mundet të jetë mjaft kontraproduktive. Sigurisht, nuk iki nga fakti që uji është vërtetë i rëndësishëm për organizmin dhe funksionimin e tij, por me asgjë nuk duhet të teprohet, dhe as me ujë sepse atëherë thjeshtë shumë shpejtë e largojmë nga trupi, dhe nuk mbajmë atë çka na nevojitet",- ka sqaruar doktoreshë Kauvar.
(e.m/BalkanWeb)