Gjysmëshekulli i genocidit në Shqipëri në një libër
TIRANË- Në 67 vjetorin e fillimit të terrorit komunist, ditën kur u vranë 38 njerëz të pafajshëm brenda një nate, autori Tomor Aliko promovoi librin e tij "Genocidi gjysmëshekullor në Shqipëri" në MTKRS.
Fillimi i këtij terrori shënoi fillimin e një historie që në librin e Alikos liston mijra njerëz të vrarë, zhdukur, dënuar nga diktatura komuniste. Në 28 tetor 1944 e deri në 16 nëntor 1944, filloi koha e ekzekutimeve pa gjyq ndaj patriotëve, intelektualëve, ish-funksionarëve të lartë të shtetit. Aliko ka pasqyruar në këtë libër ato të vërteta të pa pasqyruara mjaftueshëm, duke plotësuar veprat e autorëve të tjerë si Butka, Sakiqi, Zhiti etj.
Përkthyesi dhe shkrimtari i njohur Amik Kasoruho tha se vepra e Alikos shërben si një pikënisje për çfarë nuk duhet të harrojmë, ka ardhur koha, shtoi ai, të thyejmë heshtjen.
Ministri i Turizmit, Kulturës,Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, i pranishëm në aktivitet, tha se MTKRS do të japë mbështetjen e saj për projekte që kanë të bëjnë me kujtesën kombëtare, si rikthimin e një prej burgjeve të Shkodrës dhe atij të Spaçit në muze. Masakra e Tiranës me 38 martirë të identifikuar u mbush e u plotësua për gjatë gjysmë shekulli me intelektualë, njerëz të thjeshtë, të pafajshëm, që kishin treguar qoftë edhe një shenjë të vetme rezistence apo kundërshtie ndaj sistemit. Pas gjyqeve speciale, gjyqeve ushtarake, gjyqit të deputetëve, më 31 dhjetor 1947 u zhvillua gjyqi i grupit të Riza Danit.
Tomor Aliko që prej vitit 1995 e deri në vitin 2003 ka patur postin e kryetarit të "Shoqatës kombëtare antikomuniste". Botime të tjera të autorit janë: "Fundi i udhës së gjatë", "Gjysmë shekulli në kthetrat e djallit" , “Antologjia e krimit komuniste", "Ringjallja e Bektashizmit në Shqipëri".
(m.a/ata/BalkanWeb)