E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspozita e armatimeve, Imami: Shqipëria drejt modernizimit të pajisjeve ushtarake

TIRANË- Ekspozohen për të dytin vit radhazi në Tiranë armatimet për mbrojtjen dhe sigurinë rajonale. Ekspozita ndërkombëtare e hapur në ambjentet e Muzeut Kombëtar, ka si qëllim të prezantojë për mbarë publikun shqiptar dhe atë të huaj objektivat e ministrisë së Mbrojtjes për të ardhmen.

“Shqipëria vetëm tashmë e ka nisur këtë proces të modernizimit të pajisjeve ushtarake, j o vetëm në fushën e mbrojtjes por edhe në atë sigurisë, gjë e cila do të vazhdojë. Shqipëria do të rrisë kapacitetet e saj si për të përmbushur nevojat e shtetit shqiptar për mbrojtjen, por edhe për tu përfshirë në misione në bashkëpunim me aleatët. Ky panair synon të prezantojë Forcat e Armatosura, Ministrinë e Mbrojtjes dhe institucione të tjera të sigurisë në vend, nën dritën e këtyre proceseve modernizuese, të avancimit të teknologjisë dhe të pritmënive sa i takon forcave tona në funksion të mbrojtjes dhe sigurisë, sa territoriale po edhe asaj kolektive. Aleanca kërkon veprim unik, të koordinuar, në shërbim të sigurisë globale, mision të cilin Forcat tona të Amatosura shumjë seriozisht po synojnë ta përmbushin në mënyrë tërësore”, tha Imami.

Ministri Imami theksoi më tej se përvecëse një tregues i arritjeve dhe synimeve të të gjitha këtyre institucioneve, kjo ekspozitë është një tregues i interesit të përbashkët që të gjitha industritë e mbrojtjes kanë në shërbim të forcimit të sigurisë. Ekspozita do të qendrojë e hapur deri në 29 nëntor.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›