E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Papandreu dënon incidentet në paradat e festës

ATHINE- “Brutale është përpjekja e disave për të imponuar pikëpamjet e tyre duke ndaluar zhvillimin e paradave”. Me këto fjalë komentoi kryeministri Papandreu, incidentet e shumta që ndodhën në paradat e sotme, në disa qytete të Greqisë.

Papandreu, akuzoi ata që sic tha, ndajnë popullin grek, plagosin demokracinë dhe traditat e këtij populli.

Nga një konferencë e Internacionales Socialiste, Papandreu foli mbi ato që ndodhën në Selanik dhe qytete të tjera të Greqisë, dhe tha se e gjithë shoqëria greke i dënon sjellje të tilla.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›