Forumi i të rinjve dhe i gruas si në kohën e Nanos
28/10/2011 Drafti i plotë i ndryshimeve në statutin e Partisë Socialiste
Ndryshimet në statut risjellin organizimin e strukturave në po të njëjtën formë siç kanë funksionuar në kohën kur Partia Socialiste drejtohej nga ish-kryetari Fatos Nano. Konkretisht flitet për organizimin dhe funksionimin e dy prej strukturave të lëna pak në harresë nga ana e lidershipit socialist: forumi i gruas dhe ai i eurosocialistëve. Në statutin aktual është: “FGSSH është organizëm politik brenda strukturave të PSSH-së, që bashkon vajzat dhe gratë anëtare dhe përkrahëse të PSSH-së. Programi dhe veprimtaria e FGSSH-së mbështetet në programin, statutin dhe veprimtarinë e PSSH-së. FGSSH ka rregulloren e vet të funksionimit.” Ndërkohë me ndryshimet e reja propozohet që të bëhet: “FGSSH është organizëm politik autonom, që u asociohet strukturave të PSSH-së, i cili bashkon vajzat dhe gratë anëtare dhe përkrahëse të PSSH-së. Gjithashtu programi dhe veprimtaria e FGSSH-së konvertojnë me programin, statutin dhe veprimtarinë e PSSH-së. FGSSH ka rregulloren e vet të funksionimit.”
E njëjta situatë ndodh dhe me forumin e të rinjve socialistë. Nëse deri tani “FRESSH është organizëm politik brenda strukturave të PSSH-së, i cili bashkon të rinj e të reja anëtare dhe përkrahëse të PSSH-së të moshës nga 15-30 vjeç” dhe “programi dhe veprimtaria e FRESSH përputhen në përmbajtje me programin, statutin dhe veprimtarinë e PSSH-së në tërësi”, pas ndryshimeve do të kemi një organizim të ri të tij. Mënyra e funksionimit të deritanishëm ishte pikërisht propozim i ardhur nga vetë lidershipi socialist. Por me ndërhyrjet e reja kemi një organizim të njëjtë me kohën kur PS-ja drejtohej nga Nano. Konkretisht, propozohet që të bëhet: “FRESSH është organizëm politik autonom, që u asociohet strukturave të PSSH-së, i cili bashkon të rinj e të reja anëtare dhe përkrahëse të PSSH-së të moshës nga 15-30 vjeç. Programi dhe veprimtaria e FRESSH konvertojnë në përmbajtje me programin, statutin dhe veprimtarinë e PSSH-së në tërësi.”
Gjithashtu ndër ndryshimet e tjera në strukturën e organizimit dhe procedurat e funksionimit janë rishikuar dhe strukturat partiake qendrore. Duke veçuar kryesinë e PS-së, në statutin aktual theksohet se kryesia miraton kandidaturat për deputetë. Ndërkohë propozohet që të bëhet: “Kryesia e PS-së harton projektin e kritereve dhe procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe detyrave të tjera përfaqësuese shtetërore dhe i paraqet për miratim e publikim në AKS. Kryesia e PSSH-së harton listën e kandidaturave për deputetë dhe detyra të tjera të rëndësishme shtetërore, që do ti paraqiten për miratim AKS. Gjithashtu shtohen: “Miraton projektprogramet, projektstatutet, procedurat etj. dhe çdo dokument që paraqitet për shqyrtim në AKS, përpunon qëndrime për çështje korente (qeveria, opozita, Kuvendi, situata ndërkombëtare), voton me shumicë të thjeshtë dhe/ose shumicë të cilësuar çdo tekst që shpreh qëndrimin e PS-së për një temë a çështje të caktuar, emëron zëdhënësin e Kryesisë.”