Patozi:PD e hapur të shqyrtojë, vetëm kushte ligjore
Kuvendi diskuton të enjten projektligjin për disa ndryshime në buxhetin e shtetit për vitin 2009. Një seancë në të cilën pritet të diskutohet mes ligjvënësve mazhoritarë dhe vetmë një përfaqësuesi të opozitës të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Kryetari i grupit kuvendor demokrat Patozi e cilëson këtë një shans të humbur për opozitën, kur bëhet fjala për debate që kanë të bëjnë me administrimin e financave shtetërore. Patozi shfrytëzoi rastin t’i bëjë sërish thirrje Partisë Socialiste të heqjë dorë nga bojkoti. Që prej fillimit të legjislaturës së re, shënohen më shumë se dy javë bojkot i opozitës i seancave plenare dhe veprimtarisë së Komisioneve të përhershme kuvendore.