Belgjika në kërkim të shoferit të çmendur
Bruksel - Pamjet e publikuara në youtube të një shoferi rumun, nuk i kanë sjellë fat, por të kundërtën. Policia belge është vënë në kërkim të shoferit në fjalë rreth të cilit është lëshuar një urdhër ndalimi. Pamjet e publikuara ku shoferi rumun i hypur në këmbë mbi motor e që kryen veprime nga më të ndryshmet, të rrezikshme jo vetëm për vete por edhe për të tjerët, janë kthyer në një çështje dite të qeveritarëve dhe policisë belge.
Eskpertët, pasi kanë analizuar pamjet, kanë arritur në konkluzionin se ato janë xhiruar në zonën kufitare të belgjikës, Anvers në rrugën E19. Një zyrtar belg ka deklaruar se shoferit rumun duhet ti pezullohet menjëherë leje e drejtimit të automjetit si dhe të vihet para drejtësisë për ato që ka bërë.