E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi e perkrah Thacin per ftesen ndaj Tadic

Prishtinë, 11 mars, 11:55, NOA - Kryeministri Hashim Thaçi, kur bën oferta për takim me presidentin serb Boris Tadic, shpreh vullnetin e tij të mirë për të ndërtuar marrëdhënie ndërshtetërore me Serbinë.
Kështu deklaroi sot kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili ditë më parë ishte shprehur kundër idesë që liderët e Kosovës dhe Serbisë të takohen në këtë kohë.
“Kryeministri Thaçi ka të drejtë të shprehet për marrëdhënie të mira edhe me Serbinë dhe me vendet e tjera”, tha kryeparlamentari kosovar.
Megjithatë, Krasniqi është i vetëdijshëm se derisa në Beograd udhëhiqet një politikë e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës dhe politikë e destabilizimit dhe pasigurisë, është vështirë të krijohen marrëdhënie me Serbinë.
Kreu i Kuvendit të Kosovës thotë se përpjekjet e UNMIK-ut, që sipas tij tashmë duhet ta përmbyllë misionin në Kosovë, për bisedime Kosovë-Serbi do të mbeten pa asnjë rezultat për shkak të mosgatishmërisë së Beogradit për marrëdhënie ndërshtetërore.
Para dy ditësh, kryeministri Thaçi ka ftuar publikisht presidentin serb Boris Tadiq që ta vizitojë Prishtinën. Sipas Thaçit, ka ardhur koha që të nisë krijimi i raporteve të mira fqinjësore ndërmjet shqqitarëve dhe serbëve, e jo të vazhdohet me "luftën e ftohtë".

NOA-INA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›