Masaker ne Gjermani, te shtenat ne nje shkolle shkaktojne mbi 10 te vdekur

Berlin, 11 mars, 11:35, NOA – Një burrë ka hapur zjarr sot paradite në një shkollë të qytetit Ëinnenden në Gjermani, duke shkaktuar mbi 10 të vdekur.
Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, autori i kësaj masakre ka qenë një ish-nxënës i kësaj shkolle, të cilën e frekuentojnë nxënës nga 13 deri në 17 vjeç.
Pasi hapi zjarrin e fuqishëm, mësohet se burri i cili ishte vensur me të zeza, ia ka mbathur për nga qendra e qytetit.
Sipas të dhënave policore gjermane, ai ka ardhur në shkollën “Albertville” të Ëinnenden-it paraditen e sotme në orën 9.30 dhe ka nisur menjëherë të qëllojë brenda godinës.
Ende policët gjermanë janë në kërkim të autorit, duke vendosur postblloqe të fuqishme në të gjithë qytetin.
Autori i kësaj ngjarje të rëndë mendohet të jetë 25 vjeç dhe për të kishin ardhur denoncimet se ai kishte në shtëpi një arsenal të vërtetë armësh, me 18 të tilla. Por nuk dihet nëse ai ka përdorur ato për të realizuar ngjarjen e rëndë.
n.e/NOA