E Diel, 1 Nëntor 2026

Belgjika në zi, rritet bilanci i viktimave i sulmit me granatë

LIEZH- Rritet bilanci i viktimave në pesë persona,  të sulmeve ë djeshme në Liezh. Policia në Belgjikë deklaron se ka zbuluar trupin e pajetë të një gruaje në një depo që i përkiste atentatorit të sulmeve të një dite më parë në Liezh ku mbetën të vrarë 4 persona.

Zyrtarët belgë thonë se viktima ishte qëlluar në kokë dhe se gruaja që raportohet të jetë 45 vjeçe, ishte pastruesja e një prej fqinjëve të Amranit.

Si paojë e një sulmi të ndodhur dje në një stacion autobusi në Liezh, ku disa persona hodhën granata dhe hapën zjarr ndaj një turme njerëzish, 6 veta mbetën t vdekur, ndërkohë që 75 të tjerë të plagosur.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›