Vjedhja e makinave, policia ndjek penalisht 3 persona
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona dhe ka shpallur në kërkim një person tjetër, të cilët akuzohen për vjedhjen e 13 automjeteve në kryeqytet.
Burime zyrtare të policisë së kryeqyetit bënë me dije se në sajë të operacionit të koduar “Vjeshta 2011”, kanë mundur të kryejnë dokumentimin e 13 rasteve të vjedhjes se automjeteve, si dhe duke proçeduar penalisht si autorë të tyre, tre shtetas: Romeo Tufa, 19-vjeç dhe Halil Xaka, 30- vjeç të arrestuar, si dhe Dorian Xhoxhaj, 21-vjeç i shpallur në kërkim, që të tre me precedentë penal.
Sipas policisë, shtetasit e lartepermendur, janë autorë të vjedhjes së 13 automjeteve ne Tirane, të kryera përgjatë vitit 2011. Nderkohë, me cilësinë e provës materiale, atyre i'u bllokuan disa automjete të vjedhura, katër telefona celularë.
(el.me/BalkanWeb)