E Hënë, 2 Nëntor 2026

Belgjika rrezikon të gjobitet me miliona euro

Komisioni Evropian mund të dënojë shtetin belg në janar me hiq më pak se 708 milionë euro, nëse Brukseli zyrtar deri kah mesi i muajit të ardhshëm nuk konfirmon masat kundër krizës dhe projekt-buxhetin për vitin 2012.

Kështu shkruan gazeta belge “De Tijd”, sipas së cilës KE i ka bërë thirrje koalicionit belg, i cili po diskuton për formimin e qeverisë, që sa më shpejt të prezantojë projekt-buxhetin për vitin e ardhshëm.

Ashpërsimi i rregullave evropiane në fushën e disiplinës fiskale do të hyjë në fuqi më 13 dhjetor. Këto rregull mundësojnë edhe shqiptimin e gjobës.

Masa do të hyjë në fuqi automatikisht, nëse shumica e vendeve anëtare nuk shprehen kundër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›