E Diel, 1 Nëntor 2026

Agani pezullon Ilir Dushin nga pozita e kryeshefit të AKPM-së

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës është njoftuar sot pasdite nga zyrtarë të Policisë së Kosovës-Njësia për krime ekonomike, se dy zyrtarë të lartë të Agjencisë së Kosovës për Produkte Medicinale (AKPM); Ilir Dushi, kryeshef ekzekutiv i këtij agjensioni dhe z. Haki Ejupi, drejtor i licencimit, janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimet për shpërdorim të detyrës zyrtare.

MSh do të bashkëpunojnë me organet e hetuesisë dhe të rendit për të zbardhur rrethanat e çështjes, pa e paragjykuar fajësinë apo pafajësinë e dy zyrtarëve të arrestuar.

Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, bazuar në kompetencat ligjore ka marrë vendim për pezullimin e Ilir Dushi, nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv të AKPM-së dhe kanë filluar procedurat për emërimin e Ushtruesit të Detyrës së Kryeshefit të AKPM-së./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›