E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarkozi:Terrorizmi "nuk do ta ndajë" Francën

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, ka thënë se terrorizmi nuk do të ketë sukses të ndajë Francën, e cila është shtëpi e komuniteteve më të mëdha myslimane dhe hebraike në Evropë.

“Po e them për të gjithë kombin. Ne duhet të jemi të bashkuar. Franca mund të jetë e fortë vetëm nëse ka unitet kombëtar. Ne ua kemi borxh këtë viktimave të vrasjeve gjakftohte. Ne ia kemi borxh këtë vendit tonë”, ka thënë Sakrkozi para gazetarëve në Paris.

Ai i ka bërë këto komente dy ditë pas vrasjes së tre fëmijëve dhe një të rrituri në shkollën hebraike në Tuluz të Francës.

Sarkozi ka lavdëruar edhe policinë, e cila ka zbuluar autorin dhe aktualisht po bën negociata për dorëzimin e tij.

I dyshuari për tragjedinë në Tuluz ka thënë se do të dorëzohet gjatë ditës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›