Përplase trenat, 20 të vdekur në Belgjikë

Në Belgjikë rreth 20 persona kanë humbur jetën në një aksident hekurudhor të ndodhur në afërsi të kryeqytetit, ndërsa shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Dy trena janë përplasur me njëri- tjetrin rreth orës 8:30 të mëngjesit në Buizingen, një qytezë që ndodhet 1 kilometër nga stacioni Halle, në linjën që lidh Soignies me Brukselin. Forcat e ndihmës së shpejtë janë ende duke punuar për të evakuuar pasagjerët.
Nuk dihen ende shkaqet e tragjedisë, ndërkohë që një nga pasagjerët që I shpëtoi përplasjes tregon se trenat “nuk frenuan” kur e vunë re që ishin në të njëjtin binar. “Ishte një përplasje brutale. Në një cast gjithcka u përmbys… nuk ka fjalë për të përshkruar cfarë ndodhi”- tregon dëshmitari.
Treni i nisur nga Quievrain për në Liegi u gjend në të njejtin binar me
trenin e linjës Louvain-La-Neuve që shkonte në Braine-Le –Comte. Si
pasojë e aksidentit trafiku hekurudhor nga Brukseli drejt juglindjes
është paralizuar.
Azhornuar së fundi ( e hënë , 15 shkurt 2010 )