E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belgjikë,manifestim për viktimat e kopshtit

Rreth 8 mijë persona kanë mbushur rrugët e qytezës së Dendermondës për të përkujtuar viktimat e tragjedisë së kopshtit të fëmijëve. Dy fëmijë dhe një grua mbeten viktima si pasojë e një sulmi me thikë nga ana e një të riu 20 vjeçar. Të paktën 13 persona kanë mbetur të plagosur.
Belgjika ndodhet nën shok dhe manifestimi i heshtur refleketon në atmosferën tronditëse të shumë personave. Shumë prej prindërve të cilët kishin fëmijët në kopsht kaluan nëpër dhomat e fëmijëve dhe një mur ishte mbushur me lule dhe arush të vegjël. Elke Van Goethem e cila kishte marrë dhe djalin e saj Mateon një vjeç në manifestim deklaroi se i gjithë qyteti ishte i goditur nga kjo ngjarje. I gjithë komuniteti është i prekur nga kjo tragjedi. Çdokush që ka një fëmijë është ndjerë keq. Dua ti jap mbështetjen time të gjithë atyre personave dhe shpresoj që kjo mos të përseritet më -deklaroi Van Goethem. Policia deklaroi se ka indetifikuar vrasësin i njohur me nofken "KIM D" dhe se jeton rreth 30 km larg vendit ku ndodhi tragjedia. I ndaluari nuk ka pasur precedent kriminal më përpara dhe në momentin e arrestimit iu gjet një thikë rreth 30 cm. Mediat locale e kanë mbiquajtur "Joker" vrasësin për shkak se kishte lyer fytyrën me viza bardh e zi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›