E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sevilla mposhtet në shtëpi

Sevilla ka pësuar humbje në Sanchez Pizjuan nga skuadra e Racing Santanderit me rezultat 0-2. Skuadra mysafire kaloi në epërsi me anë të Cesar Navas në minutën e 23-të të takimit, dhe me avantazh minimal prej 1-0 për Racingun përfundoi edhe pjesa e parë. Një ndërhyrje të Oscar Serranos në Luis Fabianon nga mbrapa, gjyqtari e vlerësoi me karton të kuq duke lënë mysafirët me një lojtar më pak në fushë. Mirëpo, përkundër disavantazhit në numrin e lojtarëve, Racing shënoi sërish për ta dyfishuar epërsinë, ndërsa golashënues ishte Nikola Zigic në minutat e para të pjesës së dytë (47').
Racing Santander ruajti këtë epërsi deri në fund të takimit me dhjetë lojtarë, ndërsa lojtarët e Sevillas nuk arritën të bëjnë asgjë përkundër 'nderit' që ua bëri gjyqtari. Kjo humbje e lë Sevillën në vendin e tretë në kuotën e 38 pikëve, pesëmbëdhjetë më pak se Barcelona që gjendet në pozitën e parë, ndërsa i jepet mundësia Realit që me fitore eventuale kundër Deportivo La Corunas të shkëputet në tre pikë diferencë nga andaluzianët.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›