Bellamy, i lidhur me Liverpoolin

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka njoftuar se e ka ndërmend t’ia japë një rol të rëndësishëm Craig Bellamyt në sezonin e ardhshëm.
“Kam pasur një bisedë mjaft pozitive me Craig të hënën. Ai është tifoz i madh i klubit, ai e do këtë klub. Bellamy është një djalosh i mirë dhe ka pasion të madh për Liverpoolin. Ai është tipi i lojtarit që e dua këtu.
E pëlqej intensitetin e tij, punën dhe pasionin, kështu që kam dëshirë ta kem këtu”, deklaroi ish menaxheri i Swansea Cityt, i cili planifikon t’ua japë rastin edhe mesfushorëve Joe Cole e Alberto Aquilani, që janë rikthyer nga huazimet.