Falcao, i pavendosur për të ardhmen

Radamel Falcao ka thënë se është i pavendosur për të ardhmen, duke e pranuar se e ardhmja e tij mund të jetë larg Atletico Madridit.
Manchester City dhe Barcelona duket se ia kanë vënë syrin 26 vjeçarit, i cili shkëlqeu në dy sezonet e fundit, me Porton dhe Atleticon, ku ishte transferuar për plot 40 milionë euro.
“Nuk mund të flas për asgjë. Do të kthehem në Madrid e më pas të shohim”, ka thënë përfaqësuesi kolumbian për të përditshmen spanjolle AS.
Klubi nga Madridi nuk ka dalë asnjëherë me deklaratë se nuk e ka ndërmend ta shesë Falcaon, i cili ka realizuar 24 gola nga 34 paraqitje në La Liga sezonin e kaluar.