Bello: Bojkoti i Kuvendit minon themelet e shtetit

Deputeti i Partise Socialiste, njeheresh perfaqesues i Levizjes se Mendimit Ndryshe ne PS, Marko Bello, ne nje interviste per gazeten "Koha Jone" eshte shprehur se eshte pro nje takimi mes dy lidereve te medhenj te politikes per te gjetur zgjidhjen, por jo per nje takim qe te kthehet ne rritje pazari. Njeheresh, duke u shprehur kunder bojkotit parlamentar te PS, ai ka nenvizuar faktin se ky bojkot s'duhet te jete nje bast per te minuar themelet e shtetit. Teksa eshte shprehur se nuk ka ndermend te djege mandatin e deputetit per te cilin eshte votuar, ai shpreson se socialistet do te hyje ne Kuvend per te dhene kontributin e tyre. Bello flet per integrimin, kongresin e PS dhe shpresen per nje reflektim te lidershipit socialist.
Zoti Bello, keni deklaruar pak kohe me pare se ne fillim te ketij viti do te thyeni bojkotin e Grupit Parlamentar socialist. A do te kete realisht nje thyerje te bojkotit nga ana juaj dhe a do te ndiqet nje veprim i tille nga deputetet e Levizjes per Mendimin Ndryshe?
Ne kemi thene qe nuk do ta djegim mandatin, sepse eshte nje detyrim qe ne na kane dhene zgjedhesit, per te shkuar ne Parlament. Sigurisht, kemi akoma shprese qe i gjithe grupi Parlamentar Socialist, te hyje ne Parlament ne afatet kushtetuese, per te mos djegur mandatet. Cdo kokefortesi per te shkuar pertej, do te thote te vesh ne prove kapacitetin e shtetit shqiptar se sa i afte eshte ky shtet, te zbatoje ligjet e veta. Nuk duam qe PS te kthehet ne nje "shoqeri bastesh" qe minon vete themelin e shtetit, qe eshte Kushtetuta e vendit. Nese Kushtetuta dhe Rregullorja e Parlamentit parashikojne qe, pas gjashte muajve te nje bojkoti politik mandatet digjen, ne nuk mund te vazhdojme te tregojme muskujt, per te thene se cili eshte me i forte. Ne kete rast une mendoj qe, i gjithe grupi Parlamentar Socialist, duke demonstruar se eshte perfaqesues i nje force politike te pergjegjshme, duhet te hyje ne Parlament. Une ende kam shpresa se Partia Socialiste do te heqe dore nga bojkoti i tejzgjatur dhe absurd. E kam thene edhe e perseris, nuk mund t'i lejoj vetes qe te tallem me mandatin qe me ka dhene votuesi shqiptar. Jam i bindur qe respektimi i ketij vullneti, respektimi i Kushtetutes, do t'i bente nder cdo lloj politikani.
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka deklaruar se bojkoti do te vazhdoje edhe pas 7 marsit. Ju besoni se bojkoti do te thyhet edhe para kesaj date, perfshire Levizjen e Mendimit Ndryshe?
Une ende besoj qe Grupi Parlamentar Socialist dhe drejtuesit e Partise Socialiste nuk do te shkojne me kokefortesi drejt gremines, por do te respektojne sistemin. Ne nuk mund te dalim jashte sistemit, jemi nje parti e ligjshme, nje parti qe respekton ligjet, nje parti qe e ka denuar bojkotin. Te dalesh jashte sistemit do te thote te mos njohesh Parlamentin qe eshte institucioni kryesor, ne nje republike parlamentare. Politika, sado te kerkoje njeri apo tjetri, behet ne Parlament, pra ne institucione. Ne nuk jemi parti rrugacesh, jemi parti institucionesh dhe dalim ne rruge sa here qe popullit i preket e drejta, sa here qe eshte e nevojshme. Une mendoj se eshte e gabuar teza, sipas te ciles nje opozite parlamentare, kombinuar me protesta popullore eshte gjoja pa sens, apo me keq akoma se ne kushtet e sotme vendit, nuk i duhet nje opozite konstruktive qe e ben "zap" Jozefina Topalli, sic rreket te thote ndonjeri ne PS. Nga ana tjeter, te perpiqesh te zevendesosh opoziten parlamentare me mitingje dhe fjalime nga ekstraparlamentare, eshte sa e trishtueshme, aq edhe groteske.
Statuti i Partise Socialiste parashikon qe, nese thyhet vendimi i socialisteve, atehere deputetet perjashtohen nga grupi Parlamentar Socialist. Kemi nje rast te perafert, qe ka ndodhur me zgjedhjen e Presidentit te Republikes, ku deputetet socialiste, duke thyer vendimin e selise roze, votuan per zgjedhjen kreut te shtetit. Ju do te merrni persiper thyerjen e bojkotit, edhe duke marre rrezikun e perjashtimit nga partia?
E para, nuk eshte e njejta gje: Nuk mund te vendoset shenja e barazimit midis votimit ne favor te kandidatit per President, qe ne kete rast ishte mazhorances, dhe shkeljes se Kushtetutes, e cila detyron cdo te zgjedhur te kryeje betimin. Imagjinoni nje deputet qe perjashtohet nga partia ku aderon, vetem e vetem se respekton Kushtetuten e vendit te tij. Kjo do te ishte qesharake dhe do te vinte ne pikepyetje ekzistencen e vete forces politike. Nuk besoj se do te guxonte njeri, te kryente nje marrezi te tille.
Si e vleresoni drejtimin e Partise Socialiste nga zoti Rama. Po shikojme qe po kembengulet me hapjen e kutive. Ndersa mendime kunder lidershipit jane shprehur kunder kesaj rruge. Per shembull, zoti Manjani eshte shprehur se PS po kthehet ne nje OJQ. Ju si e shikoni?
Une personalisht kam rezerva te medha per menyren se si u menaxhua humbja e zgjedhjeve te 28 qershorit. E gjithe kjo periudhe tregoi qe, lidershipi i partise ka qene konfuz, i paqarte dhe pa vizion. Eshte zhgenjyes fakti se si nje parti e madhe, si Partia Socialiste, nuk po gjen rrugen e duhur per te dale nga impasi ku rene pas 28 qershorit. Se dyti, PS po komportohet si nje OJF. Se treti, PS nga nje parti e strukturuar ne te gjithe territorin, po rrudhet dhe dominohet nga njerez qe me shume interesohen te kene, se sa te jene. Do te ishte fatale nese do te vazhdohej te shikohet anetaresia si objekt dhe jo si subjekt. Ne duhet te mos joshemi nga folja "me pase", por nga ajo "me qene". Cfare duam te jemi? Socialiste moderne dhe evropiane, apo drejtues ballkanas zevzeke; politikane qe mendojne per integrimin e vendit ne familjen evropiane, pavaresisht kostove apo interesaxhinj te paskrupullt, qe mendojne vetem per xhepat e tyre; njerez mendjehapur me plot pasion per t'i sherbyer vendit dhe qytetareve apo menaxhues te interesave klienteliste... Kjo eshte ceshtja.
Ne pyetesorin per ndryshimet ne statut eshte vendosur nje pyetje qe ka te beje me institucionalizimin e Levizjes per Mendimin Ndryshe. Ju mendoni se do te reflektohet mendimi i bazes per kete ceshtje?
Shpeshhere abuzohet me bazen, thuhet qe baza kerkon bojkotin, thuhet qe baza nuk e do Parlamentin, thuhet qe baza na do ne rruge, thuhet qe baza nuk e do fraksionin. Kam pershtypjen qe abuzohet shume, pasi roli i lidershipit dhe i elitave ne politike apo kudo eshte qe te ndricoje edhe ata qe nuk e kuptojne per nje moment demin qe mund t'i vije nga kokefortesia, apo bojkoti. Pa dashur te bej "Kasandren", shenjat jane te keqija, pyetjet duket se jane orientuar ne nje sens te tille, per te marre nje pergjigje negative. Megjithate nuk dua te nxitohem, uroj te jem i gabuar, por kam pershtypjen qe imponimi nga siper e ka paralizuar bazen dhe strukturat e Partise Socialiste. PS po kthehet ne nje parti ku imponohet cdo gje nga siper, dhe flitet ne emer te bazes, pasi bazes i eshte sugjeruar nje vendim. Te marrim vetem bojkotin. Bojkoti ishte qesharak, pasi nje Asamble e mori vendimin qe bojkoti te mos ekzistonte, me vone iu dha Kongresit. Ne Kongres doli nje grup si gjysme klandestin qe paska thene qe duhet bojkoti, per t'ia lene Kryesise se partise. Imagjinoni Kongresin, i cili mund te marre vendime per ndryshime emri dhe per ndryshime statuti, mund ta shkrije partine, eshte kaq i fuqishem dhe ky Kongres katandiset qe t'ia leje ne dore Kryesise dhe Kryesia ia le grupit Parlamentar. Grupi Parlamentar nuk ka guxim ta zgjidhe vete, por ia le nje grupi brenda Grupit Parlamentar. Pra, "te fshihesh pas gishtit" i thone kesaj. Kjo ka bere qe Partia Socialiste te mos marre me vendime, t'i marre nje njeri, qofte per bojkotin, qofte per te hyre ne Parlament, qofte per te dale ne tribune dhe per te folur dikush, ose te marre leje dikush tjeter per te pergatitur per te dale tek oborri i Partise Socialiste. Nje opozite qe kujton se ben opoziten, duke dale perdite tek selia e Partise Socialiste, duke bere thjesht deklarata, pa ua shpjeguar njerezve alternativen e saj, eshte me keq sa nje OJQ. Nuk dua qe PS te katandiset ne nje OJQ, pasi atehere do te ishte fatale. Kemi pare qe OJQ-te po tentojne te behen parti, sic eshte rasti i "Mjaft", por nuk kam pare nje parti qe te kthehet ne OJQ. Uroj te mos jete rasti i Partise Socialiste.
A duhet nje takim Rama-Berisha per te zgjidhur situaten politike?
Sa here qe ka konflikte, sa here qe ka mosmarreveshje, pa diskutim duhen inkurajuar takimet dhe dialogu politik. Por, keto takime nuk duhet te marrin e rolin e takimeve per rritjen e pazarit, por duhet qe keto takime te krijojne nje fryme konsensuale, nje fryme pajtuese, nje fryme te qete, sepse te gjithe shqiptare, te majte dhe te djathte, apo te paangazhuar, ne fund te fundit i bashkon qenia shqiptar, i bashkon interesi i vendit. Mbi interesin e vendit nuk mund te kete asnje flamur partiak. Ne flamurin kuqezi, flamujt e tjere do te dukeshin shume te vegjel.
Ne pranvere do te kete ndryshime ne statut, program dhe struktura. Si i shikoni keto levizje ne seline roze? Mund te kete shmangie nga strukturat te njerezve, te cilet mendojne ndryshe nga zoti Rama?
Mezi po pres te shoh ndryshimet qe do te prodhoje Kongresi. Aty do te kuptojne te gjithe se cila do te jete fytyra e Partise Socialiste, ne vitet qe vijne. Do te jete kjo nje parti evropiane, sic u anetaresua ne Partite Socialiste Evropiane, do te jete nje parti me nje debat te gjere, me nje fryme kritike dhe autokritike, me nje konkurrence te ndershme per te respektuar dhe kontributet, si edhe hierarkine, apo do te jete nje parti e cila do t'i perngjaje Partise Demokratike, nje parti ku mendimi ndryshe nuk pranohet, nje parti e cila disiplinohet si repart ushtarak. Kjo do te ishte fatale, sepse do te ishte nje parti e tkurrur, nje parti e ngushte, ne dukje me me e rregullt dhe me e disiplinuar, por me pak shanse per fitore.
Sa mundesi reale ka PS qe te perballet me zgjedhjet e reja lokale dhe t'i fitoje ato?
Eshte nje pyetje e veshtire. Une personalisht bej pjese tek ata njerez qe kisha shprese qe me 2005 se me zotin Rama ne do te fitonim. Nuk jam pishman qe kam mbeshtetur me 2005 zotin Rama, jo thjesht si nje njeri, i cili ishte kryetar i Bashkise me te madhe ne vend, jo vetem se ai kishte mundesi teorike dhe praktike ne ate kohe, i vetmi qe mund ta nxirrte PS nga gjendja e veshtire ne te cilen ndodhej. Ne fund te fundit, njerezit gjykohen nga ata qe thone, apo veprimet qe bejne. Por zoti Rama ka pasur disa deklarime te shkelqyera, nje fryme teresisht evropiane, nje interviste te tij shume te mire ne gazeten "Zeri i Popullit", ku ai shpjegonte se pse Fatos Nano duhej te largohej dhe pse PS s'duhet te hynte ne nje cikel dhe nje spirale humbjesh, me beri qe si shume te tjere t'i besoja zotit Rama. Menyra se si ai menaxhoi humbjen e zvogeloi ne syte e shumices se qytetareve dhe solli ne kujtese Berishen e 2001. Megjithate, zoti Rama sot eshte rikonfirmuar nga anetaresia e Partise Socialiste. Une di te respektoj vullnetin e shumices, por ka nje kufi logjik. Qe do te thote se, kur grupi shkon ne drejtim te kundert me ligjin, me Kushtetuten, me frymen evropiane, me interesat e vendit, ne kete rast nuk nguroj, qofte edhe i vetem, te veproj konform ndergjegjes sime dhe ligjeve te cilat rregullojne marredhenien e nje vendi. Per te konkluduar, nese Rama nuk do te reflektoje dhe korrigjoje qendrimin e pas zgjedhjeve, PS do ta kete te veshtire te arrije objektivat e saj. Perkundrazi, nese ai do ta hapte PS, jo me fjale, por konkretisht do te perfshije dhe jo do te perjashtoje sa me shume aktore dhe faktore nder vite qe kane kontribuar tek e majta, por dhe jo vetem tek ajo, duke thithur intelektuale te qenesishem, figura politike me peshe dhe jo anonime, atehere fitorja eshte e sigurt. Perndryshe do te ishte fatale qe nje force politike per te treten here radhazi te mundej ne fushen e betejes nga nje parti e cila ka deshmuar qe nuk eshte e afte te qeverise Shqiperine, sic eshte Partia Demokratike.
Eshte folur qe ka pasur tentativa per te blere deputetet e Partise Socialiste. A ka pasur realisht tentativa te tilla?
Kam degjuar dhe une kete, por perderisa nuk kam prova nuk i besoj, ashtu sikurse nuk u besoj edhe zerave se deputetet e PS paguhen per te mos hyre ne Kuvend. Nuk besoj se ne 2010 njerezit do te bliheshin dhe shiteshin si ne pazarin e gjese se gjalle.