Berisha: Jemi buze nje katastrofe

Kryeministri Sali Berisha u kerkoi dje banoreve te zonave te permbytura te evakuohen menjehere, duke theksuar se situata ne keto zona jane ne prag te katastrofes. Nderkohe qe premtoi kompensim per demet e shkaktuara. "Jemi buze nje katastrofe. Kur them katastrofe e kam fjalen me te vertete. Detyra dhe apeli eshte qe me urgjence te nise evakuimi i banoreve", tha kreu i qeverise gjate mbledhjes se shtabit te emergjences civile. Sipas tij, ka probleme me banoret, te cilet nuk pranojne te largohen nga shtepite. "Une e kuptoj se dhembja per shtepine eshte e jashtezakonshme, por asgje nuk mund te krahasohet me jeten. Femijet, te moshuarit dhe grate duhet t'i largojne. Burrat nuk mund t'i barazojne ata me veten e tyre. Le t'i marrin e t'i sistemojne diku dhe ne cdo familje le te rrije nga nje burre. Ne do te cojme ushqime. Ne e kemi te gjithe sistemin e nevojshem te varkave per t'i furnizuar", beri thirrje kreu i qeverise. Ai sqaroi se problemet me kryesore jane ne zonen e nen Shkodres, ku pavaresisht nga moti, ne kufirin qe eshte Liqeni i Shkodres eshte lumi i Bunes, eshte lumi Drin, eshte deti dhe nderveprimi i tyre mund te behet problematik. "Me nje fjale nuk mund te themi se jemi jashte rrezikut, por ajo qe mund te themi eshte se ky rrezik po menaxhohet me nje eficence te madhe", siguroi kryeministri banoret. Kreu i qeverise hodhi poshte te gjitha akuzat se Fierza dhe Komani nuk jane menaxhuar mire. Sipas tij, gjate muajit dhjetor, ato jane mbajtur ne nivele fare te uleta. "Nuk mund te perseriten me situatat e mungeses se energjise. Kete t'a harroje kushdo, sepse do te behet cdo gje qe vendi te kete energji. Shifrat jane, kush do, te shkoje t'i marre. Nivelet kane qene fare te uleta. Madje, do te thosha se per mua kane qene me te uleta se sa duhet. Por, kjo eshte detyre e specialisteve dhe jo e imja", sqaroi Berisha. Ajo cka vecoi kryeministri ne viziten e tij ne Shengjin ne zonat e permbytura ishte se, situata jo e thjeshte po menaxhohet me eficence. Forcat e policise, te ushtrise, repartet e xhenjos dhe reparte te tjera kane qene jashtezakonisht eficence. "Eshte nje situate qe duhet ndjekur cdo ore dhe kete nuk duhet ta harrojme, pavaresisht se ka nje "status quo", por e verteta eshte se lumenjte e maleve jane jashtezakonisht problematike ne motet e medha, pasi behen krejtesisht te paparashikueshem. Nuk mundet imagjinata e njeriut te dije se cfare ndodh me nje perrua, qe gjate veres mund te humbase edhe piken e fundit te ujit dhe te shnderrohet ne nje lume te terbuar, qe permbyt zona te tera", tha Berisha. Sipas tij, e verteta eshte se problemet e ndryshimit te klimes sjellin gjera shume te paparashikuara dhe dallga e fuqishme nuk ka goditur vetem Tale, por ka goditur ne te gjithe bregdetin, keshtu qe duhet te jeni gjithnje te mobilizuar.
Topalli: Ju lutem, largohuni nga zona e rrezikut
Lutje per evakuimin e banoreve nga zonat e permbytura, beri edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Ne Komunen e Dajcit, ku Topalli pa nga afer situaten ne terrenin e permbytur, ajo kerkoi largim te menjehershem te banoreve, duke premtuar demshperblim nga shteti per demet e krijuara. "Ajo qe une kam per detyre t'i them si deputete e kesaj zone, ju lutem largohuni nga zona, ju lutem bashkepunoni me ushtrine, me shtetin per shpetimin e jeteve. Ajo eshte gjeja me e shtrenjte qe kemi. Demet qe mund te vijne gjate diteve te ardhshme per shkak te ketij moti te cmendur do te kompensohen dhe demshperblehen nga shteti", tha Topalli. Ajo siguroi banoret se cdo strukture e shtetit eshte ne kembe, dhe ndaj ata duhet te bashkepunojne per evakuimin e familjeve, grave e femijeve. "Kete kohe, nuk e mbaj mend prej vitesh. Gjadri eshte mbushur, Kiri, Drini, dhe jane bashkuar me Bunen qe eshte ne nivelin me te larte qe s'mbahet mend. Eshte nje situate e jashtezakonshme. Une jam rritur ne kete zone dhe nuk mbaj mend nje situate te tille, por jemi ne kushte te kontrollit te kesaj situate per shkak te dy arsyeve kryesore. Per kete dua te shpreh mirenjohje qeverise qe ne vitin 2005-2006 filloi te ndertoje argjinaturarat e Kirit gje qe beri te mundur qe ne keto kushte te motit te cmendur te mos kemi kushte katastrofike", vijoi Topalli. Ajo falenderoi prefektin qe ka qene ne krye te kesaj pune ushtrine, policine, punonjesit e mirembajtjes, punonjesit e ndermarrjes se kullimit, te shendetesise dhe te gjithe ata qe gjate gjithe kesaj periudhe kane treguar se vetesakrifikojne, se jane teresisht ne funksion te mbeshtetjes dhe ndihmes se qytetareve.
Shkarkimet
Nga Komuna e Dajcit, Kryetarja e Kuvendit Topalli, tha se detyra e shtetit eshte qe te ndalojme rreziqet shume me te medha dhe teknicienet kane treguar pergjegjesi me shkarkimet graduale prej javesh te hidrocentralit. "I falenderoj sepse nuk ka ndodhur si ne vitin 2003 kur pa lajmeruar banoret, kane shkarkuar 2300 meter", tha Topalli.