E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundi i bojkotit te Edi Rames

Kryenecesia deri ne arrogance te mirefillte e kryetarit aktual te PS-se, per te mbajtur jashte parlamentit grupin e deputeteve te kesaj partie, eshte nje nga ngjarjet me te perfolura ne Shqiperine post-komuniste, pa perfshire rebelimin e 97-s. Kjo mos pjesemarrje ne Parlament e opozites, e cila po hyn ne muajin e saj te 5-te, e ashtuquajtur "bojkot i opozites" ne se e analizon nga afer nuk eshte ashtu sic po paraqitet. Me teper, kjo ngjan me nje shfaqje ad nauseam arrogance e Edi Rames dhe disa ndjekesve te tij te mbetur jashte parlamentit. Kjo edhe per faktin se, ne se u hedh nje sy bojkoteve te ndryshme ne vende te ndryshme, eshte pothuaj pa paralele ne vendet demokratike perendimore. Por cfare eshte me e rendesishmja, ky aksion teresisht personal, ne dukje politik i kryetarit te PS-se, me kaq pak mbeshtetje brenda dhe jashte vendit, mund te rezultoje me pasoja te parikuperueshme per qytetaret e ketij shteti te stermunduar.
Rama dhe Parlamenti
Qe Edi Rama nuk ka ndonje respekt te lindur per Parlamentin, eshte lehtesisht e lexueshme. Parlamentin, Edi Rama, e sheh thjesht si nje institucion te radhes, tamam-tamam si nje te keqe te domosdoshme qe duhet per te certifikuar apo me mire te themi justifikuar ligjerisht idete e tij menaxhuese. Ne jeten e tij te shkurter politike, qe ironikisht filloi me nje katapultim te tij ne krye te Ministrise se Kultures nga Fatos Nano, ka mjaft raste nenvleresuese te trajtimit te parlamentit dhe deputeteve te tij. Ne kete radhe, me tipiku dhe irracionali eshte vendimi i tij per te mos kandiduar per deputet. Ky vendim edhe pse arsyen e vertete e kishte ne mbajtjen e bastionit te Bashkise se Tiranes ne rast humbjeje, per te financuar ekzistencen ne drejtim te partise dhe opoziten e gjate, ne thelb ka te beje me raportin inferior ne te cilin ai e sheh kete te fundit. Vec kesaj, perpilimi i listave per deputete (emrat e listes, radha etj) dhe paraqitja e tyre ne KQZ pas skadimit te afatit ligjor, eshte nje tjeter tregues arrogance, edhe pse ky fenomen ndeshet ne te dyja partite e medha. Nje tjeter deshmi e percmimit te Parlamentit nga ana e Rames, eshte perpilimi apo ne rastin me te paket bashkautoresia e ndryshimeve kushtetuese ne Prill te vitit te kaluar. Keto ndryshime, jo vetem i lejojne kryeministrit dore te hekurt ne qeverisje, por edhe ndryshuan nenin 87 te Kushtetutes, amendimi i se cilit lejon zgjedhjen e Presidentit te Republikes me nje maxhorance te thjeshte. Amendimi i ketij neni edhe pse ne dukje paraqitet i pa-demshem dhe ne favor te stabilitetit, ne thelb, zgjedhja e presidentit me nje maxhorance te thjeshte (50+1), e njejte me ate te formimit te qeverise, e nxjerr parlamentin ne pergjithesi dhe opoziten ne vecanti jashte loje ne nje perplasje parlamentare ne vitin 2011. Po te analizohet me tutje, ky nen prish ne nje menyre te pa rikthyeshme balancat e pushteteve me qe tani Kryeministri, Presidenti dhe gjithe drejtuesit e institucioneve te tjera kushtetuese, teorikisht dhe praktikisht mund te jene nga nje parti. Nje fakt tjeter qe nxjerr ne pah "dashurine" e Rames per organin legjislativ, eshte raporti i tij me keshillin bashkiak te Tiranes, qe ne vetvete eshte nje parlament ne miniature. Sa gishta te dores duhen per te numeruar seancat ne te cilat Rama ka marre pjese ne mbledhjet e keshillit bashkiak? Perjashto ketu periudhen e veshtire te miratimit te buxhetit bashkiak, dhe ketu shfaqja e tij ne numerimin e votave ishte nje demonstrim i asaj qe ne librat e shkencave politike, do te perdoret per ilustrim se cfare nuk duhet te jete dhe si nuk duhet te sillet kryetari i bashkise.
Refuzim i Parlamentit nga PS?
Mos pjesemarrja e deputeteve qe per kete legjislature perfaqesojne PS-ne ne Parlament, eshte ide qe ka vetem nje arkitekt: Ky eshte Edi Rama. Le te mundohen sa te duan apologjetet e mediave vizive dhe te shkruara, ta paraqesin si vendim politik te PS-se, ky as nuk ka ere dhe as shije te nje vendimi te tille. Ne fakt, strategjia e ketij te fundit per ta paraqitur mos pjesemarrjen ne Parlament si vendim politik te PS-se, duket se ka mashtruar edhe disa ambasadore te huaj. Para disa ditesh nje ambasador perendimor ne nje interviste u shpreh se "... Problemi kryesor eshte mosbesimi i thelle midis blloqeve politike dhe perkundrejt institucioneve..". Ky eshte nje konceptim i pasakte, qe tashme ka filluar ta "besoje" edhe diplomacia. Mosbesimi i thelle ekziston ne politiken Shqiptare, momentalisht, por ky mosbesim eshte vetem midis dy personave: Sali Berisha dhe Edi Rama, per te qene me konkrete, ky mosbesim paraqitet si vektor i njeanshem me origjine nga Rama dhe shigjeten nga Berisha. Ku ishte ky mosbesim midis blloqeve politike kur ndryshimet kushtetuese qe "groposnin" Ilir Meten dhe partite e vogla u votuan nga 123 deputete ne 21 Prill 2009? Ku ishte ky mosbesim kur plaste Gerdeci dhe pas tij kur qeveria e Berishes ishte ne fije te perit, fije qe u kthye ne kavo celiku me aprovimin e Edi Rames? Por le te sjellim ne vemendjen e lexuesit edhe nje fakt tjeter "te harruar" kohet e fundit. Ne nje vend demokratik (qartazi jo ne Shqiperi) te drejten per te kushtezuar pjesemarrjen e deputetit ne Parlament, e kane zgjedhesit. Ata me voten e tyre e "detyrojne" deputetin, do apo s'do ky i fundit, te shkoje atje dhe te ngreje zerin per problemet e tyre. Kete te drejte, nuk mund ta kete kryetari i partise dhe as asambleja e saj. Ketu e kemi fjalen per pjesemarrje ne Parlament, jo per procedurat, menyrat e votimit dhe strategjite qe ndiqen per te perkrahur programin politik te partise qe perfaqeson. Por ne nje kendveshtrim me konciz, fjalen e fundit per pjesemarrje apo jo ne Parlament, e kane komisioneret partiake dhe padyshim institucionet e tjera te zgjedhjeve si KZZ, KQZ, Kolegji Zgjedhor etj. Ne rastin konkret, kemi gati 20,000 komisionere socialiste, qe ma do mendja se jane ne shumicen derrmuese (ne mos te gjithe) anetare te PS-se, te cilet, me firmen e tyre unanime certifikojne numerimin e votave. Po ashtu kemi figura kryesore te PS-se si Mejdani, Nano, Islami, Pellumbi, Agolli e te tjere te cilet hapur apo jo, duket qe nuk e mbeshtesin kete strategji. Nga ana tjeter kryetari i PS-se i cili jo vetem nuk eshte deputet por as ne gjendje t'i bindet statutit te partise se tij, merr nje vendim 2 muaj pas zgjedhjeve ku kushtezohet hyrja ne Parlament me hapjen e kutive te votimit.
Te Hapen Kutite!
Kerkesa per hapjen e kutive prej Edi Rames (jo prej PS-se), filloi si nje pretekst i tij per te justifikuar thyerjen e statutit te PS-se dhe qendrimin me force ne krye te saj. Mbas kundershtimit dhe protestave fillestare, kjo kerkese duket se ka te beje me teper me zgjedhjet e ardhshme parlamentare te 2013-es, se sa me pushtetin aktual. Edi Rama me kete refuzim kryenec dhe egoist, perpiqet te coje sinjale te qarta tek komuniteti nderkombetar dhe zgjedhesit, se poltroni i kryeministrit eshte i tij ne 2013. Me kete kerkese anti-ligjore dhe te pa mbeshtetur nga asnje faktor dhe institucion si brenda dhe jashte e cila po mban peng vendin dhe ne njefare menyre integrimin ne BE, Edi Rama, kerkon te krijoje kredon, kapitalin politik dhe alibine per zgjedhjet e ardhshme. Kjo nuk do te thote domosdoshmerish zgjedhje te rregullta dhe te ndershme, aspak, ne mendjen e tij ai kerkon qe opinioni i brendshem dhe ai i jashtem ta shohin Berishen si te lodhur nga pushteti dhe manipulues votash ndaj dhe nje rrotacion eventual ne syte e tyre, do te ishte mjaft i deshirueshem. Pak a shume si rrotacioni i 2005-es. Ketu eshte edhe qellimi final i Edi Rames prej nga rrjedh edhe deshira e tij e fshehte, eshte qe te mos hapen kutite pasi ai e di se hapja e kutive do ti kostoje zgjedhjet e ardhshme sepse ne to nuk fshihet asnje potencial per ndryshim rezultati. Ne se kutite nuk hapen dhe Edi Rama futet ne Parlament, ai ia arrin qellimit, pasi tashme ne syte e opinionit, eshte viktima, qe po t'i ishin hapur kutite do te rehabilitohej humbja e tij. Nese kutite hapen dhe "profecia" e Rames per vjedhje votash rrezohet, bashke me te rrezohet edhe endrra e tij per karrigen kryeministrore. Kjo dileme ka nje rrugezgjidhje dhe kjo eshte hapja e kutive. Berisha mund t'i ofroje Rames mundesine e hapjes se kutive nga nje OJQ, ne bashkepunim me OSBE, me kushtin qe ky i fundit te pranoje rezultatin e zgjedhjeve dhe te futet ne Parlament. Pak a shume si ne rastin e kontestimit te zgjedhjeve presidenciale ne SHBA ne vitin 2000. Pasi Gore njohu humbjen dhe Bush beri betimin si President, dy gazeta prestigjioze, The Miami Herald dhe USA Today, ne menyre indipendente pasi rinumeruan votat arriten ne konkluzionin, se Bush do te kishte fituar edhe sikur rinumerimit t'i ishte shkuar deri ne fund. Nje skenar i tille, eshte plotesisht i mundur edhe ne Shqiperi, por kete e ka ne dore vetem Edi Rama dhe kuptohet ne se ai eshte serioz per hapjen e kutive. Nje refuzim kategorik i Rames dhe ngulmimi ne kerkesen e tij antiligjore per ndryshim te verdiktit te popullit, duhet t'i hape driten jeshile bojkotimit mbarepopullor te ketij politikani qe kishte potencial te pashoq, por qe fatkeqesisht perfundoi peng i disa interesave te erreta e me tej.
* Micigan, SHBA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›