"Start 2010", kapen me droge 3 intelektualet
Kruje- Tentativa per te trafikuar nje ngarkese droge kanabis sativa me peshe rreth 20 kg nga Kruja ne drejtim te Durresit deshton ne minutat e fundit. Policia e Durresit finalizoi mbremjen e se henes operacionin e koduar "Start 2010" duke sekuestruar narkotikun, mjetin me te cilin transportohej dhe arrestoi 3 personat e dyshuar qe po kryenin kete trafik. Tre te ndaluarit jane Andi Stojani, 19 vjec, student, Spartak Cangu, 20 vjec, mesues ne shkollen 9-vjecare Nikel dhe Edi Batra, 33 vjec, mekanik ne fabriken e tullave ne Fushe-Kruje, te gjithe banues ne fshatrat Bilaj dhe Verjon te Krujes. Dyshohet se lenda narkotike do te dorezohej ne Durres dhe me pas do tentohej trafikimi drejt Italise, ose tregut ne qytet.
Aksioni eshte kryer nga policia e Durresit ne bashkepunim me komisariatin e Krujes, pas informacioneve te mbledhura ne rruge operative. Rreth ores 16:00, ne segmentin rrugor Fushe-Kruje-Tirane, pikerisht ne afersi te fshatit Arameras, agjentet kane ushtruar nje kontroll ne automjetin tip "Honda", me targa greke NHO 3778, prone e Edi Brata, me te cilin udhetonin edhe dy shoket e tij Andi Stojani dhe Spartak Cangu. "Gjate verifikimit, u konstatua se ne bagazhin e makines, u gjeten dy thase ne te cilet ndodhej sasia prej 19,693 kg mase bimore ne gjendje te thate, ne forme boceje, e dyshuar si bime narkotike e llojit kanabis sativa", thane burime zyrtare.
Te dyshuarit nuk bene asnje rezistence gjate kontrollit dhe arrestimit, ndersa u izoluan ne paraburgimin e komisariatit te Krujes. Pas hetimeve paraprake te policise vendore, dosja i eshte kaluar prokurorise per vepren penale te "prodhimit e shitjes se lendeve narkotike ne bashkepunim". Nje prej te ndaluarve eshte student, i dyti mesues dhe i treti mekanik ne fabriken e tullave. Brenda pak diteve, ky eshte rasti i dyte i goditjes se aktivitetit te prodhimit e shitjes se narkotikeve, pas atij te arrestimit te tre shperndaresve te droges kokaine ne qytetin e Durresit.
Te arrestuar:
Andi Stojani, 19 vjec, student,
Spartak Cangu, 20 vjec, mesues ne shkollen 9-vjecare Nikel
Edi Brata, 33 vjec, mekanik prane Fabrikes se Tullave Fushe-Kruje
Sekuestruar:
19,7 kg kanabis sativa
Makina tip "Honda"