PS: Prifti te kerkoje falje per keq menaxhimin hidrik, jo akuza opozites
Situata e renduar e motit, si dhe permbytjet e medha qe kane ardhur si pasoje e hapjes se digave te hidrocentraleve, kane sjelle nje shkembim te forte akuzash dhe kunder akuzash mes opozites dhe mazhorances. Kete radhe ne qender te ketyre akuzave nuk ka qene kryeministri Berisha apo ministrat demokrate te kabinetit qeveritar, qe ka sjelle njefare frymemarrje te selia blu, por ka qene aleati me i ri i PD, perfaqesuesit e LSI ne qeverisje. Pikerisht ministri i Ekonomise, Energjetikes dhe Tregtise, Dritan Prifti, eshte vene ne qender te goditjes se opozites socialiste, qe nepermjet zedheneses se saj Armela Imeraj, ka akuzuar ministrin Prifti si shkaktar te keqmenaxhimit te situates hidrike. "Nuk i takonte Dritan Priftit te dilte sot ne publik e te akuzonte opoziten. Dritan Prifti, tashme mund te beje vetem nje gje: T'u kerkoje ndjese shqiptareve. T'i kerkoje ndjese te gjithe atyre familjeve qe sot u duhet te lene ne meshiren e fatit banesat e tyre. T'i kerkoje ndjese te gjithe atyre shqiptareve qe sot duhet te sakrifikojne prodhimet e tyre bujqesore", eshte shprehur dje Imeraj, ne nje komunikim me mediat. Ajo nuk ka munguar te beje publik dhe perpjekjet e opozites per te dhene sadopak ndihmen e saj modeste ne kete situate te rende, njeheresh duke e leshuar dhe akuza ndaj Priftit, per deklarata te papergjegjshme. "Turp per Dritan Priftin qe gjen kurajon te akuzoje opoziten, teksa eshte pikerisht opozita qe po organizon vullnetaret e saj per t'i ardhur ne ndihme familjeve shqiptare fatkeqe per shkak te paaftesise dhe korrupsionit te Dritan Priftit dhe shefit te tij pinok. Turp per Dritan Priftin, qe ne harkun kohor te 2 javeve solli shtrenjtimin e cmimit te energjise elektrike dhe permbytjet per shkak te keqmenaxhimit te rezervave hidrike", eshte shprehur zedhenesja e selise roze. Por nga ana tjeter ne fokus te deklaratave te selise se PS kane qene dhe shitjet dhe blerjet e energjise, madje dhe rritja e cmimit nga ana e OSSH. "Ashtu si dy jave me pare kur akuzonte OSSH per rritjen e cmimit te energjise, edhe sot Dritan Prifti gjeti kurajon te akuzonte OSSH per importin e energjise. Nuk te beson me asnje shqiptar Zoti Prifti, as ty dhe as pinokun qe ke per shef. Ministri je ti, dhe pergjegjesia eshte e jotja", u shpreh zedhenesja e PS, Imeraj.