E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bello: Duhet më shumë bashkëpunim për të shkëmbyer eksperiencat pozitive

13/05/2005  Erhard Busek mbledh tryezën Antikorrupsion të Paktit të Stabilitetit

Në kuadrin e Iniciativës Antikorrupsion të Paktit të Stabilitetit (SPAI), Erhard Busek, u zhvillua në Bruksel konferenca ministeriale me temë “Masat e përbashkëta për uljen e nivelit të korrupsionit në Evropën Juglindore”. Ministri Bello theksoi domosdoshmërinë e shkëmbimit të praktikave më të mira ndërmjet vendeve të rajonit, identifikimin e sfidave, përcaktimin e prioriteteve dhe angazhimeve të përbashkëta në mbështetje të strategjisë së SPAI-t. "Mirëqeverisja, reforma e administratës publike, parandalimi dhe lufta kundër korrupsionit, përfaqësojnë sot prioritetet kryesore të Qeverisë shqiptare. Përqasja jonë ndaj luftës kundër këtij fenomeni ka qenë në krijimin dhe forcimin e struktuave të specializuara, zbatimin e strategjive dhe planeve të veprimit antikorrupsion, të cilat janë bazuar në shtyllat kryesore të SPAI-t, të rishikuara në vazhdimësi me progresin, duke vënë theksin në zbatimin e ligjit dhe sigurimin e një pjesëmarrjeje aktive të shoqërisë civile dhe komunitetit të biznesit", u shpreh ministri Bello. Sipas tij, hapat e rëndësishëm të ndërmarra gjatë vitit 2004 dhe vitit në vijim, janë tregues të vullnetit politik të Qeverisë shqiptare të materializuara në praktikë, të cilat tashmë nga organizatat ndërkombëtare dhe partnerët ofrohen si model i suksesit për vendet e tjera në rajon. "Pjesë e këtij suksesi ka qenë edhe bashkëpunimi i hapur me të gjithë aktorët, si dhe asistenca e partnerëve ndërkombëtarë, të cilët gjej rastin t’i falenderoj", theksoi ministri Bello. Në këtë takim morën pjesë ministra nga vendet e Evropës Juglindore, përfaqësues të përhershëm të SPAI-t, partnerë dhe donatorë ndërkombëtarë, si SHBA, Zvicra, Norvegjia, institucione financiare dhe organizata ndërkombëtare, si Këshilli i Evropës, Bashkimi Evropian, Banka Botërore, OSBE, organizata joqeveritare si Transparency International, American BAR Association, Instituti Shoqërisë së Hapur-SOROS, përfaqësues të biznesit kombëtar dhe ndërkombëtar etj. Në fund të kësaj konference, ministrat pjesëmarrës nënshkruan një deklaratë mbi 10 masat e përbashkëta në luftën kundër korrupsionit në vendet e rajonit anëtare të iniciativës antikorrupsion të Paktit të Stabilitetit (SPAI).

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›