Rrëzohet ligji për ndalimin e OMGJ-ve

13/05/2005 Deputetët kanë hedhur poshtë kërkesën për të vendosur etiketa mbi organizmat e modifikuara gjenetikisht
"Ne nuk kemi ligj dhe në mungesë të ligjit ato mund të hyjnë në territorin e Shqipërisë"
Kuvendi i Shqipërisë ka hedhur poshtë kërkesën e një grupi deputetësh për ndalimin e importimit në Shqipëri të farërave të kulturave gjenetikisht të modifikuara. Vendimi i deputetëve ka ardhur pas deklaratës së ministrive, se iniciativa nuk është e plotë dhe për këtë duhet të përgatitet një draft sa më konkret. Ndaj dhe është parë më e udhës që të qëndrohet në pritje të një vendimi zyrtar, për të pasuar me një miratim konkret. Edhe pse kanë votuar kundër, deputetët janë shprehur se qeveria duhet të reagojë sa më shpejt për këtë pikë dhe mos të zvarrisë problemin. Në një prononcim të tij, deputeti Zydi Pepa është shprehur se me votën kundër të draftit mund të ketë dhe qëllime të tjera. Ndërsa relatori i çështjes ka theksuar se një hap i tillë do të sillte më shumë garanci për konsumatorin, deri në përfundimin e një ligji konform standardeve të Bashkimit Evropian.
Projekti
Iniciatorët kanë kërkuar që, deri në përfundimin e një projektligji prej ekspertëve të qeverisë, të mos lejohet hyrja e organizmave gjenetikisht të modifikuara. Ndërsa për rastet e produkteve të lejuara prej ligjeve të Bashkimit Evropian, ato duhet të shoqërohen me etiketën përkatëse, për të njoftuar qytetarët mbi mallin që ata kanë blerë. Megjithatë, anëtarët e Komisionit të Bujqësisë dhe shumica e deputetëve në Kuvend janë shprehur se iniciativa është e paplotësuar, ndaj dhe nuk mund të miratohet. "Është e rëndësishme që ligjet e reja për organizmat gjenetikisht të modifikuara të marrin parasysh si duhet përqasjen dhe nismat e Këshillit të Evropës në këzë fushë", thuhet në relacionin e Komisionit të Bujqësisë. Diskutantët kërkuan nga ekzekutivi që t'i jepet fund kësaj statukuoje me mangësi në legjislacionin në këtë fushë, që lejon futjen e pakontrolluar të produkteve ushqimore të përfituara nga bimë apo kafshë të modifikuara gjenetikisht.
Reagimi
Deputetët Nard Ndoka dhe Zydi Pepa kanë reaguar mjaft ashpër ndaj vendimit të Kuvendit të Shqipërisë, mbi ndalimin e organizmave gjenetikisht të modifikuar. Pepa thekson se ne nuk kemi ligj dhe në mungesë të ligjit ato mund të hyjnë në territorin e Shqipërisë . "Komuniteti Evropian ka një legjislacion shumë të sofistikuar në problemin e organizmave të modifikuara gjenetikisht, sepse duhet që procesi të monitorohet dhe të kontrollohet për shkak të pasojave që ato mund të japin mbi ambientin, biodiversitetin, shëndetin, kafshët etj. Unë po ju përmend vetëm një rast, siç është lopa e çmendur, për rreziqet që mund të vijnë nga futja e pakontrolluar e OMGJ-ve, e cila mund të ketë pasoja të parikuperueshme", tha Pepa.
Pepa: Nuk e dimë pse po shtyhet vendimi
Deputeti i Partisë Socialiste, Zydi Pepa, e thekson si tepër shqetësues faktin se nuk ka një ligj për kontrollimin e produkteve gjenetikisht të modifikuara. Sipas tij, në BE ka një legjislacion dhe një proces të detajuar nga BE për këtë proces, ndaj dhe Shqipëria nuk mund të mbetet pas. "Projektligji u hodh poshtëm sepse institucionet tona, Ministria e Mjedisit dhe të tjera që lidhen me këtë problem, me sa duket, me dashje apo pa dashje, apo edhe nga inkompetenca e lënë këtë problem që të shtyhet. Kjo nuk mund të shtyhet sepse përbën nja nga ato detyra që Bashkimi Evropian i ka dhënë Shqipërisë, ku thuhet shprehimisht që për qëndrimin ndaj OMGJ-ve, Republika e Shqipërisë duhet të mbajë të njëjtin qëndrim që mban edhe BE-ja, sepse duke qenë se jemi një vend, që pretendojmë integrimin në BE, do të vijë koha kur do të tregtojmë produktet tona në BE, atëherë edhe legjislacioni ynë duhet të përshtatet dhe të adoptohet me atë që ka BE-ja. Në këtë nuk ka ndonjë kontradiktë ndaj qëndrimit amerikan dhe evropian. Qëndrimi është shkencor, nuk mund të ndalohet futja e organizmave të modifikuara gjenetikisht, në rast se nuk ka argumente shkencore, por BE-ja ka bërë atë që quhet proces monitorimi dhe kontrolli", tha Pepa.