E Diel, 1 Nëntor 2026

Ançeloti mendon për Champions

13/05/2005  Ashtu siç kishte deklaruar edhe ditët e kaluara, Karlo Ançeloti, po mendon të mbajë në stol disa nga titullarët, në dy garat e ardhshme të kampionatit, që janë përpara finales së Stambollit. Menjëherë pas humbjes kundër Juventusit, trajneri i Milanit u shpreh: “Këto dy ndeshje do të ishin vetëm një “nxehmje” për finalen e Ligës së Kampioneve, më 25 maj”. Dukej se kjo gjë ishte e paevitueshme, pasi kuqezinjtë nuk kanë shkëlqyer në takimet e fundit. Në veçanti Shevçenko, i cili ka qenë një nga lojtarët më të aktivizuar në javët e fundit, duket se do të jetë i pari që do të ndalojë. Tashmë që Inzagi, i cili ka luajtur shumë pak gjatë këtij sezoni, është rekuperuar plotësisht dhe Krespo që po preferohet shumë nga Ançeloti, në vend të Tomason, kanë bërë që ukrainasi të jetë i qetë për ndeshjen kundër Leçes. Është e vërtetë që Karlo Ançeloti nuk ul kurrë ritmin e skuadrës, por duke parë që vetëm 10 ditë më pas do të jetë finalja e Stambollit, trajneri ka vendosur të bëjë një përjashtim. Një rast mjaft i veçantë për tifozërinë, e cila për herë të parë do të shohë së bashku Krespon dhe Inzagin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›