Saki: Nuk kemi falimentuar
13/05/2005 Drejtori sportiv i Real Madridit, Arrigo Saki, beson se ky sezon nuk mund të konsiderohet si një dështim, pavarwsisht se klubi nuk ka fituar asnjë trofe, për të dytin sezon radhazi. Pavarwsisht se kryeqytetasit kanë harxhuar më shumë se 50 milionw euro gjatë merkatos së verës së kaluar, për emra si Majkëll Ouen, Valter Samuel dhe Xhonatan Udgeit, ata gjenden gjashtë pikë larg kryesuesve të Barcelonës. Gjithashtu ata nuk arritën më shumë se 1/16 finale në Ligën e Kampioneve dhe u eliminuan nga Kupa e Mbretit, nga skuadra e divisionit të dytë, Valadolid. “Nuk ka qenë një dështim dhe jam i sigurtë për këtë”- ka deklaruar Saki. “Real Madridi ka marrë shumë pikë. Nëse në fund ne nuk fitojmë kampionatin dhe Barcelona realizon diçka të tillë, nuk mund të themi se ishte një dështim, pasi me pikët që kemi mund të ishim shpallur kampionw. Reali është munduar gjithmonë të përmbushw objektivat, por nuk është e thënë t’i arrijmë ato. Ne, thjesht do të mundohemi të bëjmë gjithçka që kemi në dorë”.