E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ligj për kontrrollin në burgje

13/05/2005  Kuvendi ka miratuar dje ndryshimet në ligjin për kontrollin e brendshëm në sistemin e burgjeve. Me këtë veprim, deputetët kanë garantuar marrjen e masave për të garantuar të drejtat e të burgosurve. Ndërsa është parashikuar ngritja e një komisioni të posaçëm, në të gjithë burgjet, që do të ketë si detyrë parandalimin e veprave penale, që mund të ndodhin në burgje. Komisionet do të kenë rolin e shërbimit të kontrollit të brendshëm dhe do të kenë të drejtën për përgjime apo për hetime mbi çështje të ndryshme. Në ligj parashikohet ruajtja sekret e të dhënave që mund të mblidhen prej përgjimeve. Ndërsa dhe në rastet kur do të infiltrohen persona të tjerë, emri i tyre si dhe të dhënat e tjera do të cilësohen top sekret. Ekspertët janë shprehur se me këtë vendim është plotësuar një nga kushtet e Bashkimit Evropian për Shqipërinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›