E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bello: Falja e faturave të energjisë, efekte negative

SHKRUAN: Sabina Veizaj 28-03-2011 12:24

Falja e faturave të energjisë, që nuk janë paguar prej vitesh, është veprim i papërgjegjshëm dhe që bëhet qëllimshëm në prag të zgjedhjeve vendore. Ish-zëvendës ministri i Energjetikës, gjatë qeverisjeve socialiste, thotë dje se tolerimi për mospagesën e energjisë do të shoqërohet me efekte negative. "Përkeqëson ndjeshëm marrëdhënien ligjore midis shtetit, qytetarëve, kompanive shtetërore apo dhe private, lidhur me mënyrën e shlyerjes së detyrimeve, siç e përcakton ligji për të gjithë qytetarët e vendit. Një pjesë tjetër e popullsisë diskriminohet dhe është më e shumta e popullsisë. Nëse falet energjia e papaguar, në krahun tjetër janë mbi 800 mijë familje që kanë paguar rregullisht muaj për muaj", tha Pajtim Bello, ish-zëvendës ministër i Energjetikës. Qeveria ka vendosur të falë detyrimet e papaguara për energjinë e konsumuar ndër vite, për 270 mijë familje. Fatura financiare e këtij veprimi të qeverisë, për këtë shumë të papaguar, është rreth 400 milionë dollarë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›