Euro, rezerva kundër rreziqeve rritet me 22 miliardë
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka prezantuar para parlamentit gjerman paketën e re për shpëtimin e euros. "Ky është një hap, për të mos përsëritur gabimet, si në krizën ekonomike dhe financiare", tha Merkel, në një deklaratë qeveritare. Elementët kyçe të paketës shërbejnë për të sjellë më shumë stabilitet, forcimin e aftësisë konkurruese dhe ekuilibër mes përgjegjësisë individuale dhe solidaritetit. Atje, Merkel synon të bëjë përmirësime në ombrellën e shpëtimit për shtetet e eurozonës të zhytura në borxhe. Nën qeverisjen e saj nuk do të ketë kolektivizim të borxheve në Europë. Këtë të enjte, kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE do të diskutojnë në Bruksel për mbrojtjen e përhershme të euros. Sipas planeve, Gjermania do të paguajë përveç 168 miliardë euro, edhe 22 miliardë euro kesh, për ombrellën e re të shpëtimit. Merkel do të këmbëngulë të caktojë këtu një datë të mëvonshme pagese. Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, kritikoi dëshirat e gjermanëve për të bërë ndryshime. Qeveria gjermane nuk duhet të mendojë tani për zgjedhjet, tha Asselborn në gazetën "Rheinische Post", që del në Düsseldorf. Kancelarja, që në negociatat në javët e fundit “ka vepruar shumë nga lart poshtë", tha ai.