E Diel, 1 Nëntor 2026

Bello: Investimet, Berisha izolon Jugun dhe vjedh Veriun

Deputeti socialist, Marko Bello, tha dje se në këto 3 vjet e gjysmë, asnjë rrugë, arterie kryesore rrugore, autostradë, nuk është dorëzuar për t‘u përdorur nga qytetarët shqiptarë. "Duam të evidentojmë mashtrimet e paskrupullta të Sali Berishës dhe administratorëve të tij apo edhe atyre që gjoja mahniten me spotet që tregojnë se vendi është kthyer në një kantier të madh nga Veriu në Jug. Ndërkohë që tani kantieret duhej të ishin mbyllur dhe ne duhet të kishim gati rrugët", nënvizoi Bello. Sipas tij për të kuptuar se si e ka katandisur Jugun e vendit kjo qeveri, mjafton të shikosh hyrjen e daljen nga Rrogozhina, hyrjen dhe daljen nga Lushnja, nga Fieri, në të cilin as ura në hyrje të qytetit nuk u ndërtua për 4 vjet. Bello premtoi se me ardhjen e PS-së në qeverisjen e vendit pas zgjedhjeve të 28 qershorit të këtij viti, do të përfundojnë, me ritme të panjohura ndonjëherë segmentet kryesore në Jug, si dhe do të vijojnë të ndërtohen shumë më shpejt rrugët në veri, duke i dhënë fund njëherë e mirë vjedhjeve dhe abuzimit me fondet publike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›