E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bello: “Ministria e Arsimit të shqyrtojë kërkesat e studentëve të gazetarisë”



Deputeti i PS-së, Marko Bello, ka reaguar dje në lidhje me protestën e studentëve të gazetarisë për njohjen e diplomave. Ai i ka bërë thirrje Ministrisë së Arsimit të shqyrtojë kërkesat e studentëve. “Studentët e Fakultetit të Gazetarisë janë të parët që kanë konstatuar skandalin me këto diploma, të cilat nga forma duken si njoftimet e vdekjes, ndërsa në përmbajtje janë qesharake. Në këto diploma nuk shënohet as titulli që i jepet studentit, as emri i fakultetit, as nëse bëhet fjalë për një kurs të plotë ose të pjesshëm. Gjithashtu, në to është vendosur stema e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, kur mjafton stema e Republikës dhe Rektoratit. MASH duhet ta sqarojë këtë situatë dhe të korrigjojë menjëherë gabimin e bërë”, - është shprehur Bello.
Meksi: “Qeveria ka dështuar me kompensimin e pronarëve dhe të përndjekurve”

Deputetja e PS-së, Ermelinda Meksi, u shpreh dje në seancë parlamentare se qeveria ka dështuar në procesin e kompensimit të ish-të përndjekurve politikë dhe ish-pronarëve. Sipas saj, më 20 janar ishte afati i fundit i kompensimit të ish-të përndjekurve, por ky afat është shtyrë për në muajin mars. Edhe ish-pronarët, sipas saj, nuk kanë marrë ende kompensimin e parashikuar për vitin 2008. Sipas saj, këto janë politika të dështuara të qeverisë “Berisha”. “Në fund të vitit të kaluar, kur duhej të ishin shpallur edhe fituesit e kompensimit, nga 760 dosje ishin bërë gati vetëm 240 dosje, pra AKKP-ja ende nuk ka përfunduar shqyrtimin e dosjeve të depozituara nga viti 2008. Dhe kjo kur BE-ja është e ndjeshme lidhur me zgjidhjen e çështjes se pronave”, - është shprehur Leskaj.

27 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›