Rama: Çmimi i energjisë për rrush e kumbullat e Saliut
Rritja e lajmëruar e energjisë është vlerësuar nga opozita si një keqadministrim që qeveria po i bën sektorit. “Shqiptarët po paguajnë përditë e më shumë për rrushtë e për kumbullat e Saliut me paratë e tyre, edhe me energjinë i njëjti avaz është”, ka reaguar dje kryetari i PS-së, Edi Rama, në rrjetin social Tëiter. Sipas tij, treguesit janë më të këqijtë e të gjitha kohërave pas ‘97-ës në menaxhimin e energjisë, vjedhjet janë më të mëdha se asnjëherë, po ashtu. Është koha e liberalizimit të plotë të tregut të energjisë dhe e shembjes së mureve të klientelave familjare të pushtetit në këtë sektor, ka shtuar më tej Rama në Tëiter.