E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni-Greqi, uroj të gjendet një zgjidhje për emrin

02/03/2009  Oketa takon ministrin Konjanovski

Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa shprehu bindjen se brenda pak ditësh Shqipëria do të jetë anëtarë e denjë e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Gjatë një takimi informal të zhvilluar në Ohër me homologun e tij Zoran Konjanovski ministri shqiptar i Mbrojtjes uroi që politika midis Maqedonisë dhe Greqisë të zgjidhë sa më shpejt çështjen e shumëdiskutuar të emrit dhe Maqedonia të marrë ftesën e anëtarësimit në Aleancën e Sigurisë. Duke u ndalur në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, Oketa tha se kjo është një arritje e qeverisë shqiptare dhe e të gjithë shqiptarëve. Nga ana tij ministri Konjanovski e përgëzoi homologun Oketa për përfundimin e plotë të procesit të ratifikimit të protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe tha se ndihej optimist se edhe Maqedonia do të ketë mundësinë të marrë ftesën e anëtarësimit në NATO. Pas takimit dy delegacionet kaluan një drekë pune jo formale në qytetin e Ohrit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›