E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belortaja në krye të diplomacisë ekonomike

 

Diplomacia ekonomike që dje drejtohet nga Selim Belortaja, i cili u emërua drejtor i Përgjithshëm për bashkëpunimin ekonomik pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ekonomisti i njohur do të marrë funksionin e kreut të ri të diplomacisë ekonomike dhe do të fokusohet tek zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik e tregtar të Shqipërisë në nivelin dypalësh dhe në atë shumëpalësh. Selim Belortaja ka qenë drejtor ekzekutiv i Qendrës shqiptare për Tregtinë Ndërkombëtare dhe vjen në Ministrinë e Punëve të Jashtme pas një angazhimi aktiv në shoqërinë civile. Në karrierën e Belortasë ka shumë studime dhe botime që bëjnë prognozën e zhvillimeve ekonomike në vend dhe në rajon, ndërsa ka qenë mjaft aktiv në tryezat me temat ekonomike të zhvilluar si nga qeveria ashtu dhe nga shoqëria civile. Ai është një nga ekspertët që ka punuar për çështjet e ekonomisë në Programin elektoral të LSI-së, “Koha për Veprim”. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›