E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takime në terren për luftën kundër bimëve narkotike

Vlorë

Policia e Vlorës prej dy ditësh po organizon takime me kryekomunarët e qarkut për të rritur sensibilizimin dhe parandaluar kultivimin e bimëve narkotike. Drejtoria e Policisë e Qarkut Vlorë, në bashkëpunim me përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë nisur punën në terren. “Toleranca ndaj këtij fenomeni këtë vit do të jetë zero”, është shprehur për “Shqip” drejtori i Policisë së Qarkut të Vlorës, Ylli Metko. Mësohet se gjatë takimeve është rënë dakord për një bashkëpunim të ndërsjellë mes autoriteteve lokale dhe Policisë së Shtetit. Një punë e rëndësishme u është ngarkuar operativëve të zonave, kryetarëve të komunave dhe kryepleqve të zonave të Qarkut të Vlorës, të cilët u janë lënë detyra konkrete, për vëzhgimin dhe raportimet për rastet e dyshuara apo të mbjella të parcelave. Në rast se konstatohet shkelje apo neglizhencë prej tyre, do të merren masa dhe do të vihen përpara ligjit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›