E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplaset nga makina, vdes kalimtarja

Durrës

Përplaset nga një makinë, gjen vdekjen kalimtarja 35-vjeçare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e vonë të së shtunës, kur 35-vjeçarja Miranda Ceno ka qenë duke kaluar pranë një pike karburanti pranë Shën Vlashit, në superstradën Tiranë-Durrës. Gruaja ka qenë në rrugë, kur është përplasur nga automjeti që drejtohej nga 20-vjeçari Gerald Myzeqari, banor i lagjes “Katër rrugët e Shijakut”. Gruaja ka gjetur vdekjen, pa mundur të arrijë pranë spitalit rajonal të Durrësit. Policia ka ndaluar autorin e aksidentit dhe po punon për dokumentin e ngjarjes.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›