E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhdukja e 6-vjeçares, arrestohet fqinji

Policia e Kukësit arrestoi sot një person të dyshuar në lidhje me zhdukjen e vajzës 6-vjeçare Bleona Mata e cila humbi gjurmët javën e kaluar.
Sipas njoftimeve zyrtare nga policia e shtetit, ditën e sotme është arrestuar shtetasi Luftar Jakupi, 29 vjeç, nën dyshimin e implikimit në zhdukjen e vajzës 6-vjeçare.
Policia ka bërë të ditur se aktualisht akuza e ngritur ndaj të arrestuarit është "dëshmi e rreme para oficeerit të policisë" dhe "moskallëzim krimi" megjithatë hetimi po vazhdon.
Policia tha se i arrestuari Luftar Jakupi ishte thirrur për të dhënë deklarime mbi ngjarjen një ditë pas zhdukjes së vajzës 6-vjeçare ndërsa thëniet e tij kanë rezultuar të rreme sipas hetimeve të deritanishme.
I arrestuari sipas hetuesve besohet se mund të drejtojë hetimin drejt gjetjes së gjurmëve të vajzës 6-vjeçare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›