Bemat e nje regjimi dhe kerkesa nazike per pakez bon-ton
Disa njerëz me bon-ton, ndonëse ishin tërësisht dakord me të vërtetat që unë bërtisja në shkrimin e fundit me titull "Të gëzohesh në mort e të mos duash ta fshehësh këtë gëzim", të publikuar në faqet e kësaj të përditshmeje, nuk nguruan të më bënin një vërejtje dashamirëse e miqësore lidhur me gjuhën e ashpër të përdorur prej meje. Jam i prirur të besoj, se ka edhe të tjerë si ata, që e shohin këtë punë kështu. Dhe kjo është një shenjë e mirë, që tregon se ndjeshmëritë nazike janë më në fund pjesë e kësaj shoqërisë sonë. Nuk them se këto ndjeshmëri janë dominante (absolutisht jo), por ekzistojnë, sidoqoftë. Përpara nja pesë vitesh, kjo lloj ndjeshmërie ka qënë e vështirë për t‘u vënë re.
Me këtë rast po bëj një mea culpa? Jo, nuk është kjo që dua të bëj, edhe pse nuk është se unë mburrem me një shkrim të tillë. Paradoksalisht, dua të bëj të kundërtën; dua të them se në rrethana e në konteskte të caktuara të jetës politike të një vendi, bon-ton-i, edhe pse është gjithë ditën e ditës një indikator i sqimës intelektuale e i epërsisë morale të atyre që e adoptojnë si qasje e si sjellje, nuk është fare i këshillueshëm. Historia na ka treguar se bon-ton-i ka dalë shpesh herë i mundur në betejat me harbutërinë dhe pacipësinë, e kjo ka ndodhur jo vetëm në një shoqëri si kjo e jona, që tërhiqet zvarrë prej pjesës më të palatuar të saj, por edhe në shoqëri të tjera më të emancipuara, ku bon-ton-i, në vend të jetë një çalltisje e ca njerëzve në dukje snobë të parë si alienë nga të shumtët (kjo ndodh në Shqipëri), është mënyrë e stil të jetuari e të menduari.
E për rrjedhojë, edhe në këto shoqëri nuk mungojnë njerëzit që s‘e kanë për gjë t‘i japin munxët herë pas here bon-ton-it, s‘ka gjë se formimi e edukata e tyre të marra nëpër familje ekonomikisht të mbrothëta, moralisht puritane e rigoroze, e intelektualisht të sofistikuara, nëpër universitete tetëqind e ca vjeçare të klasit të parë e në habitate sociale të dalluara për një idiosinkrazi pothuaj aristokratike.
Fjala vjen, nuk mund të numërohen epitetet pejorative e fyese të llojit ‘idiota‘, ‘pirla‘ etj, etj, që janë lëshuar publikisht (madje, edhe në televizion) në adresë të Umberto Bossi-t, sa herë që ky i fundit ka bërë ndonjë nga të pabërat e veta. Këto "cadute di stile" janë bërë nga një numër i madh personazhesh publikë, por target-i i tyre ka qënë njeriu që i lejon vetes "cadute di stile" nga mëngjesi deri në mbrëmje. Nuk më rezulton që opinioni publik qibar italian të jetë marrë me autorët e këtij "agresioni etik" ndaj Bossi-t. Arsyeja? Ka rrethana, kur qasja politikisht korrekte (që në rastin tonë mund të emërtohej "etikisht korrekte") është gjëja më pak e këshillueshme, pasi prapa kujdesit e skrupujve tanë për t‘i thënë derrit dajë, derri merr kurajon për t‘u bërë më shumë se sa derr. Përveç kësaj, ka rrethana kur bon-ton-i nuk merret për një virtyt njerëzish të fisëm e të paqmë, por shihet si një tabiat njerëzish të squllur e të dobët.
Dhe kam frikë se është pikërisht kjo që po ndodh me opozitën shqiptare, e cila ka vendosur të mos heqë dorë nga bon-ton-i. Cili është qari i kësaj gjëje? A mos vallë ky bon-ton ka detyruar palën tjetër të shihet në pasqyrë e të korrigjojë vetveten? A mos vallë është rritur konsensusi për opozitën? Këtë të fundit nuk e dimë, por sa për efektet "infektuese" të bon-ton-it opozitar tek maxhoranca, kjo është e qartë për të gjithë: maxhoranca po e shfrytëzon këtë detantë të prodhuar prej bon-ton-it opozitar në mënyrën më djallëzore, së pari duke fortifikuar një regjim autokratik të padurueshëm e të frikshëm, së dyti, duke e inkurajuar këtë regjim në zullumet e veta korruptive, e së treti, duke i garantuar këtij regjimi një ‘immunity‘ e një ‘impunity‘, që nuk i ka hak asnjë pushtet politik i kësaj bote.
Shihni se çfarë po ndodh! Në një kohë që prokuroria ka hapur dosjen penale ndaj një zyrtari të qeverisë, kryeministri, jo vetëm nuk e shkarkon këtë vartës të vetin, por e merr edhe në mbrojtje; madje shkon edhe më tej, akuzon e sulmon prokurorin që ka hapur këtë dosje. Reagimi është pothuaj zero, ndërkohë që, nëse kjo do të ndodhte në një vend tjetër, do të buçisnin boritë e alarmit. Doni tjetër? Sapo Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin, me anë të të cilit shfuqizon ligjin mbi gjobat ndaj biznesit, ishte prapë kryeministri që doli e tha pa iu dridhur qerpiku, se ky vendim tregon pushtetin e jashtëzakonshëm të sistemit të drejtësisë e të gjykatave në Shqipëri. Për këtë arsye - vijoi ai - me reformën tonë do të synojmë reduktimin e këtij pushteti. Opozita as që e hapi gojën, duke treguar me këtë se, ose e sheh këtë punë me syzet e kryeministrit (pra Gjykata Kushtetuese nuk duhet e nuk mund të marrë një vendim, që bie ndesh me vullnetin e qeverisë!!!), ose është familjarizuar aq shumë me këtë breshëri mufkash, sa nuk e sheh fare të udhës të merret me to. Dhe harron që këto nuk janë mufka me qeder potencial; përkundrazi, përbëjnë atentate të shtetit të së drejtës. Doni tjetër? Kryetarja e Kuvendit, pasi fshehu për një kohë të gjatë kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetit Mediu, tani po pretendon se prokuroria ka fshehur shumë fakte e dokumente që kanë të bëjnë me Gërdecin. Dhe kështu kërkesa e prokurorisë shtyhet për në kalendat greke. Të gjithë ndërkohë janë duke bërë sehir, ndërsa kryeministri, arkitekti i Gërdecit d.v., bash ngaqë e sheh veten të rrethuar me bon-ton opozitar e gazetaresk, gjen kurajon për të sulmuar ‘Al Kaponët‘ mass-media-tikë.
Sa më sipër, nuk është apel ndaj opozitës për t‘u bërë harbute dhe e dhunshme. Por opozita megjithatë duhet të jetë luftarake. Dhe bon-ton-i nuk pengon në këtë mes. E nëse opozita nuk di të jetë hëm luftarake, hëm me bon-ton, le të jetë vetëm luftarake atëherë. Nuk ka pse ta vrasë ndërgjegja, pasi në krahun tjetër ndodhet një njeri, i cili nuk ka lënë sharje e akuzë pa bërë në adresë të të gjithëve (këtu përjashtohen çuditërisht të paditurit për masakrën e Gërdecit); në krahun tjetër ndodhet një njeri, e keqja e të cilit shkon bukur përtej mungesës së merakut për bon-ton-in; në krahun tjetër ndodhet një njeri, që deklaron se "vetëm Zoti mund ta largojë nga kolltuku i pushtetit".
Epo, në këto rrethana, nëse bon-ton do të thotë squllje e kapitullim, nuk do të ishte keq t‘ua linim bon-ton-in individëve të vetmuar që synojnë vetëpërkryerjen etiko-morale dhe snobëve të salloneve të Tiranës, të cilët ia dalin mbanë të krijojnë oazet e tyre në këtë Shqipëri të gërdecizuar, e të cilët dinë të jetojnë të izoluar në këto oaze. Kundër një regjimi që sundon duke shpërfillur çdo ligj e që plaçkit duke shpërfillur çdo moral nuk vlen çalltisja e natyrës didaskalike; kundër një regjimi të tillë vlen vetëm mobilizimi luftarak i të gjithë opozitarëve.