Vjena, kryeqyteti i Evropianit
Qyteti i Vjenës do të jetë epiqendra e futbollit evropian gjatë këtij muaji. Të 16 skuadrat pjesëmarrëse në "Euro 2008" kanë vetëm një ëndërr, të jenë në kryeqytetin e Austrisë më 29 qershor, datën kur luhet finalja e "Euro 2008", aktiviteti më i rëndësishëm futbollistik i këtij viti. Ndaj qyteti po bëhet gati t‘i përgjigjet në mënyrën më dinjitoze këtij interesimi, duke bërë gjithçka gati për të pritur tifozët dhe turistët që do ta mbipopullojnë gjatë të gjithë qershorit.
Vjenezët e kanë kuptuar rëndësinë e tyre dhe fraza "Qyteti ku vendoset Evropiani" shfaqet thuajse në çdo rrugë. Në fazën e grupeve, në këtë qytet do të luhen vetëm ndeshjet e Kombëtares austriake, ndërsa më pas do të luhen dy çerekfinale, një gjysmëfinale dhe finalja. Me pak fjalë, çdo pretendent që synon trofeun do të jetë i detyruar të bëjë një vizitë në këtë qytet dhe të shkelë barin e stadiumit "Ernst Hapel". Transformimi i qytetit është i dukshëm, pasi organizatorët kanë bërë të pamundurën që ai t‘u ngjajë metropoleve më të mëdha si Roma, Parisi, Londra apo dhe Barcelona. Për më tepër, në krahasim me këto metropole të mëdha evropiane, eficenca dhe pastërtia janë më të ndjeshme, pa harruar se ka mundësi të mëdha për argëtim gjatë ditëve të qëndrimit. Jo rastësisht austriakët kanë filluar të quhen "gjermanët e Mesdheut".
Vjenezët janë mësuar të jenë në qendër të vëmendjes, por ky Evropian i ka bërë të ndjehen ndryshe. Të gjithë e dinë se Austria rrezikon të hyjë në histori si vendi organizator që paraqitet më dobët në fazën finale të një turneu, por duket se një gjë e tillë nuk i shqetëson shumë vendasit. Në të kundërt, ata janë krenarë thjesht për faktin se organizojnë një turne të tillë, ndonëse vazhdojnë të shpresojnë te ndonjë mrekulli historike e Kombëtares së tyre.
Për të marrë pjesë në festën e madhe që po përgatitet, mjafton që të hipësh në tren, zgjidhja më ekonomike edhe pse faktikisht biletat me 8 udhëtime në zona të ndryshme kushtojnë 299 euro. Eleganca është e pakrahasueshme me trenat e tjerë të të gjithë Evropës, por saktësia lë shumë për të dëshiruar. Për më tepër, ata që zotërojnë një biletë të ndeshjeve të Evropianit do të vlerësohen dyfish, pasi udhëtojnë falas në cilëndo linjë që përshkon Austrinë. Një avantazh i ndjeshëm për udhëtarët "24 orësh" është çmimi i depozitimit të bagazheve në stacionin "Westbanhof" të Vjenës. Depozitimi i një valixheje për 24 orë kushton vetëm 2.5 euro, ndërsa në të gjithë Evropën ky çmim është 10 herë më i lartë.
Hotelet janë problemi më i madh për organizatorët, pasi prenotimet kanë filluar thuajse një vit më parë. Për këtë arsye, situata ka filluar të cilësohet dramatike. Megjithatë, ekzistojnë ende vende për udhëtuesit që do të shohin një ndeshje të vetme në Vjenë. Çmimet variojnë nga 10 në 35 euro nata në hotelet-konvikt, më se e përballueshme për tifozët që nuk kërkojnë luks, por një vend për të kaluar natën pas ndeshjes. Për këto lloj hotelesh, prenotimet nuk vlejnë, por duhet të paraqitesh që në mëngjes për të zënë një shtrat, pasi janë ndër vendet më të frekuentuara. Zgjedhja e restoranteve apo bareve për të kaluar disa orë është më e thjeshtë, pasi Vjena ofron variante nga më të ndryshmet. Pastiçeria "Oberala" është një nga më të njohurat në Evropë, dhe ia vlen të hysh, qoftë edhe për të parë dekorimin e saj. Në qendër të qytetit ekziston edhe një lokal australian, "Crossfield", ku shërbehet mish krokodili. Ekziston edhe parku popullor "Burggarten", përballë bibliotekës "Neue Burg". Në krah të kësaj biblioteke është një lokal që ka një serë gjigande, një oaz i mirëfilltë në mes të Vjenës, ku gjithçka duket ndryshe.
Më pas e kanë radhën bukuritë turistike të qytetit, të cilat janë të panumërta. Qyteti është i mbushur me ndërtesa të shekullit XVIII, duke filluar nga muzetë, rezidencat dhe kopshtet perandorake, apo shëtitorja e famshme që fillon nga Teatri i Operës dhe përfundon te katedralja Stephansdom. Për sa u përket ambienteve futbollistike, "Fan Meile" është ambienti i duhur për tifozët, të cilët do të kenë një rrugë të tërë në dispozicion të tyre. Sheshi kryesor për tifozët është caktuar para Parlamentit austriak, ku do të ketë kontrolle të rrepat policore, por edhe ekrane gjigande, birrari, dyqane kinkalerie me temë ekskluzivisht futbollistike, apo qendra të tjera për të tërhequr turistët që duan të përjetojnë në mënyrën më të mirë këtë eveniment. Janë edhe tre "Fan Meile" të tjerë në qytet, ku njëra prej tyre është ndërtuar në bregun e Danubit, duke improvizuar një plazh me rërë, palma dhe ndenjëse. Në këto qendra të improvizuar turistike do të shfaqen vazhdimisht filma që i dedikohen futbollit, duke filluar nga ai i 11 qershorit, që tregon historitë e Peles dhe Garinçës, apo ai i Zidan më datë 17. Ky i fundit është një dokumentar i rrallë, pasi 17 kamera kanë filmuar çdo sekondë të francezit në ndeshjen Real Madrid-Vilareal, duke e "zbërthyer" si të ishte një dokumentar natyror. Për më tepër, tifozët do të kenë mundësinë të gjejnë në këto pika edhe flamujt e skuadrave të tyre, me çmime shumë të ulëta në krahasim me pjesën tjetër të Evropës, pasi kushtojnë vetëm 5 euro. Në një atmosferë të tillë duket qartësisht se Vjena është gati për të përjetuar magjinë e Kampionatit Evropian, duke qenë e ndërgjegjshme se përmes rrugëve të saj do të kalojnë të gjithë ata që ëndërrojnë të ngrenë lart trofeun "Henri Delouni" në natën e 29 qershorit.
Vjena
Organizatorët e "Euro 2008" për këtë qytet kanë vendosur të rritin çmimin e birrave në 4.5 euro. "Nuk duam të promovojmë alkoolizmin, ndërsa për tifozët do të ketë 3 shatërvanë ku mund të pihet ujë falas. Ju garantojmë se uji i Vjenës është i një cilësie të jashtëzakonshme", u shpreh Anja Rihter
Gjeneva
I vetmi qytet organizator në Zvicër ku nuk do të ketë qëndrim falas në stacionin e trenit gjatë natës për turistët është Gjeneva. Megjithatë, organizatorët zviceranë kanë marrë masa që tifozët të mos mbeten mes katër rrugëve, duke lejuar që klubi në pistën e patinazhit të qëndrojë hapur deri në 5 të mëngjesit
Zvicër
Ideja e organizatorëve:
Stacioni i trenit, si hotel
Po kërkoni një vend ku të qëndroni gjatë "Euro 2008" dhe një hotel me 5 yje rëndon buxhetin? Provoni stacionin e trenit. Kompania hekurudhore zvicerane CFF shpreson se oferta e tyre do të ndihmojë në zgjidhjen e problemit kombëtar të mungesës së dhomave të hoteleve dhe vendeve të fjetjes gjatë turneut. "Meqë trenat do të punojnë deri në orët e vona të natës për të mundësuar kthimin në shtëpi të spektatorëve, ne menduam që të bënim diçka të mirë", deklaroi zëdhënësi i CFF, Zhan-Luis Sherz. Stacionet e trenave do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë natës në tre nga katër qytetet organizatore të turneut: Bazel, Bernë dhe Zyrih. Megjithatë, ata që do të flenë në stacion duhet ta kenë të qartë se do të qëndrojnë në stolat e platformës apo karriget e sallës së pritjes. Iniciativa nuk është përkrahur nga qyteti i Gjenevës, por gjithsesi, edhe aty do të ketë "lehtësira" për turistët e shumtë që kanë mbetur rrugëve. Shembulli? Klubi te pista e patinazhit do të qëndrojë hapur deri në orën 5 të mëngjesit.
Dhjetë arsye shumë të mira
për të ndjekur Euro 2008
Për çdo eveniment që respektohet ka gjithmonë arsye shumë të mira përse askush nuk duhet t‘i humbasë: qofshin këta tifozë apo spektatorë të thjeshtë. Sot po ju numërojmë 10 gjëra, për të cilat Euro 2008 që starton më 7 qershor ia vlen që të ndiqet.
1.
Mungon Anglia. Nga një këndvështrim neutral (por edhe nga këndvështrimi i një tifozi të "Tre Luanëve"), përfaqësuesja e vendit që ka shpikur futbollin transmetoi në Kupën e Botës 2006 gjërat më të këqija të mundshme: lojtarë arrogantë, trajner i paaftë, lojë të vakët dhe valixhet e pafundme të grave dhe të të fejuarave të futbollistëve, që ndryshe njihen me emrin "WAGS". Sado pa takt që mund të tingëllojë, aktiviteti në Zvicër dhe Austri është më mirë pa anglezët. Një fakt interesant i këtij Evropiani: asnjë nga vendet pjesëmarrëse në fazën finale nuk e flet anglishten si gjuhë të parë.
2.
Fenomeni AK. Pas shumë debatesh, trajneri i Italisë, Roberto Donadoni, vendosi të përfshijë në skuadrën e tij Antonio Kasanon. Pavarësisht konkurrencës së madhe, sulmuesi i Sampdorias mund të këtë hapësirën e nevojshme për të treguar të gjitha vlerat e tij. Kur flet për Kasanon, dy gjëra janë të sigurta: lojtari ose të do dhurojë spektakël në fushë, të cilat do të jenë të shkëlqyera për t‘u parë, ose do të pësojë një tjetër krizë nervash (karakteristike të tijat) dhe do të shpërthejë. Edhe kjo e dytë ia vlen të shihet.
3.
Austria është vendi organizator që të gjithë presin të dështojë që në fazën e grupeve. Duke qenë se nisen të paragjykuar, ata nuk kanë asgjë për të humbur dhe kjo i shndërron austriakët në një skuadër të frikshme. Paraqitja e tyre ose do të jetë e mbinatyrshme (duke përsëritur arritjen e Koresë së Jugut në Botërorin 2002), ose do të rezultojë në një dështim total.
4.
Mungojnë skuadrat që shihen si favoritë absolutë për të triumfuar: çdonjëra prej ekipeve pjesëmarrëse ka shanset e saj për të ngritur trofeun. Në Euro 2008 ka vetëm 16 skuadra dhe janë të gjitha të mira (përveç Austrisë). Në këtë aktivitet nuk do të përsëriten ndeshje si ajo e Kupës së Botës 2002, ku Gjermania mposhti 8-0 Arabinë Saudite.
5.
Momentalisht, Kristiano Ronaldo mund të jetë lojtari më i mirë në botë. Mesfushori po kalon formën më të mirë të jetës dhe ka mahnitur në pothuajse çdo ndeshje që ka luajtur. Në turneun e parë madhor të jetës së tij, Ronaldo vjen në pikun e fuqive. Pas finales së Ligës së Kampioneve në Moskë, Euro 2008 mund t‘i japë shansin për të gjuajtur të paktën një tjetër penallti.
6.
Aktiviteti në Austri dhe Zvicër është një festë e vërtetë e futbollit. Nëse jeni të "pangopur" ku është vendi i duhur: dy ndeshje në ditë nga data 7 deri më 18 qershor. Më pas fillojnë çerekfinalet me nga një ndeshje në ditë nga 19 deri më 22 qershor. Me llogari të thjeshta bëhen 16 ditë radhazi vetëm me futboll. Më pas vijnë dy ditë pushim, për të ndihmuar skuadrat e kualifikuara që të rikuperojnë forcat përpara gjysmëfinaleve në datat 25 dhe 26 qershor. Pas dy ditëve të tjera pushim vjen finalja e madhe në Vjenë.
7.
Nuk ka finale për vendin e tretë. Megjithëse vazhdojnë të përdoren rregullisht në Kupën e Botës, në "kontinentin e vjetër" besojnë se ndeshje të tilla nuk vlejnë. Kjo është arsyeja përse në Kampionatin Evropian finalja për vendin e tretë (mes dy skuadrave që nuk arritën të kualifikoheshin në finalen e vërtetë) është "braktisur" që prej edicionit të vitit 1984.
8.
Kjo është hera e parë që (të gjitha) ndeshjet e Evropianit do të transmetohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, duke llogaritur që teleshikuesit amerikanë do të ndjekin rregullisht evenimentin, Euro 2008 do të bëhet Kampionati Evropian që ka pasur më shumë spektatorë në të gjithë botën.
9.
Përplasje të tensionuara! Zvicra do të luajë kundër Turqisë. Kur këto dy skuadra janë ndeshur në vitin 2005, në sfidën "play-off" për të siguruar një vend në Kupën e Botës 2006, takimi përfundoi me sherr masiv (në fund zviceranët u kualifikuan falë golave në fushën kundërshtare). Kemi sfidën Austri-Gjermani, ku organizatorët synojnë të bëhen pengesë për "vëllezërit" e tyre më të njohur. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për përballjen e gjermanëve me Poloninë. E fundit për nga radha, por jo për nga rëndësia kemi përballjen ku Franca luan me Italinë, ashtu si në finalen e Botërorit 2006. Megjithatë, kësaj radhe mungon Zinedin Zidan...
10.
Grupi i vdekjes. Grupi C mund të cilësohet si përplasje e pastër e tri prej superfuqive më të mëdha botërore në futboll. Italia dhe Franca janë dy prej tyre dhe këtë e tregon historia që këto dy përfaqësuese kanë. Por, së bashku me Holandën ato krijojnë një treshe titanike. Edhe Rumania ka skuadër shumë të mirë, pra është një "grup i vdekjes", ku asnjëri nuk mund ta cilësojë veten si favorit mbi të tjerët.
Studimi
Mungesa e Anglisë u jep më shumë kohë për familjen dhe miqtë
40 për qind e britanikëve
"bojkotojnë" televizionet
Pasi Anglia dështoi në tentativat për t‘u kualifikuar në Euro 2008, shumë tifozë britanikë vendosën që këtë verë të "lenë pas dore" futbollin. Ata preferojnë të kalojnë pak kohë me familjen, miqtë apo më mirë të kujdesen për prerjen e barit në kopshtet e shtëpive sesa të ulen përpara televizorit për të ndjekur ndeshjet në Austri dhe Zvicër. Pas një studimi të organizuar nga "Opinium" u nxor përfundimi se katër nga dhjetë britanikë (40 për qind) që do të kishin mbështetur skuadrën e tyre, nuk kanë ndërmend që të shohin asnjë ndeshje. Dy nga dhjetë (21 për qind) nuk do ta kishin ndjekur fare Evropianin qoftë edhe sikur Anglia, Skocia, Uellsi apo Irlanda e Veriut të ishin kualifikuar. Tifozët anglezë duken më të zhgënjyerit nga fakti që përfaqësuesja e tyre nuk u kualifikua për në evenimentin madhor të kontinentit dhe 67 për qind e tyre kanë planifikuar të ulin numrin e ndeshjeve që do të shohin në Euro 2008. Patriotizmi duket se ka pushtuar mendjet e tifozëve dhe tre të katërtat e tyre (75 për qind) kanë pohuar se nuk do të "adaptojnë" një skuadër tjetër: ata besojnë se është më mirë t‘i ndjekin ndeshjet pa emocionet e tifozit, sesa të mbështesin një skuadër që nuk janë "Tre Luanët". Nga 25 për qind e tyre që do të mbështesin kombëtaren e një vendi tjetër, Holanda është në krye të preferencave, por "tulipanët" ndiqen afër nga Spanja dhe Italia. Ndër arsyet kryesore përse një të katërtat e anglezëve kanë vendosur të bëjnë tifo për një kombëtare tjetër është sepse ata pëlqejnë disa lojtarë nga këto skuadra (24 për qind), kanë të afërm në vendet që përfaqësojnë këto skuadra (21 për qind) ose sepse lojtarët përfaqësojnë klubin e zemrës së tyre (11 për qind). Më shumë se gjysma e atyre që kanë planifikuar të shohin më pak futboll synojnë të shijojnë verën dhe jo të qëndrojnë të ngulur përpara televizorit.