Finale ëndrrash, Boston Sëlltiks përballë Los Anxhelos Lejkers
Në NBA-in amerikan, ndjesia e krijuar është njësoj sikur Krishtlindjet të kenë ardhur në qershor. Kjo për faktin se në finalen e elitës së basketbollit përtej Atlantikut do të ndeshen Boston Sëlltiks me rivalët e tyre të vjetër, Los Anxhelos Lejkërs. Pas 21 vjetësh, këto dy skuadra i rikthehen luftës për titullin kampion. Një sfidë intriguese, ku në parket do të zbresin shumë yje të sportit të top-koshit. Ato vendosen për të 11-ën herë përballë njëra-tjetrës në finale, ndërkohë që Fil Xhekson do të tentojë të mundë rivalin Red Ouerbah, për të vendosur rekordin me 10 tituj të fituar në NBA si trajner. Sfida pritet të jetë e barabartë, ku të dyja skuadrat do të synojnë të fitojnë tri ndeshje dhe më pas të katërtën që jep trofeun, përpara se këtë ta realizojë kundërshtari. Sfida do të jetë shumë fizike, por edhe e mbushur me shumë emocione. Boston arriti në finale falë fitores në ndeshjen e gjashtë, të luajtur në fushën e Detroit Pistons, me rezultatin 89 me 81. Protagonistë të padiskutueshëm të asaj ndeshjeje ishin tre lojtarët kryesorë të Sëlltiks: Pirs, Alen dhe Garnet.
Boston dhe Los Anxhelos kanë luajtur edhe gjatë sezonit të rregullt, por ajo ishte një tjetër histori. Jo vetëm sepse ndeshjet janë luajtur në vitin 2007, por mbi të gjitha sepse që prej asaj periudhe te Lejkërs është afruar Pou Gasol, një lojtar që ka bërë diferencën në skuadrën e bregut perëndimor. Në nëntor Sëlltiks fituan me lehtësi në Boston, me shifrat 107-94. Në dhjetor ata nuk patën probleme as në fushën e Lejkërsave, duke fituar edhe më thellë, 110-91. Megjithatë, përveç prezencës së Gasol, që ka përmirësuar në mënyrë të ndjeshme lojën difensive të skuadrës së Fil Xhekson, peshë kanë edhe ndeshjet e luajtura në "play-off". Sëlltiks ka arritur në finale pas 20 përballjeve, ndërkohë që rruga e Lejkërsave ishte më e shkurtër, ata kanë luajtur vetëm 15 ndeshje. Në finalen e madhe, dy skuadrat do të bazohen në pikat e tyre të forcës: Boston te Garnet, Alen dhe Pirs, ndërsa Los Anxhelos te Brajant, Gasol e Odom.