Bëmë baba të të ngjaj
Robert Belushi në gjurmët e të atit. Djali i aktorit komik Xhejms Belushi sot në Tiranë për të prezantuar filmin e tij. Po sot, Stan Dragoti vjen me filmin e vitit 1972 “Dirty little Billy”
Ndërkohë që një publik shqiptar në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër në Tiranë, ndiqte në kinema filmin e tij, Robert Belushi ishte në avion rrugës për në Shqipëri. Bëhet fjalë për djalin e një prej të famshmëve vëllezërve Belushi, Xhejms Belushi - aktorë hollivudianë me origjinë shqiptare - Nderi më i ri i Kombit (!), i vlerësuar nga presidenti i Republikës.
Filmi “The temerity of Zim” i regjisorit Joshua Koople është një produksion komik që u shfaq ditën e pestë të FestivalitNdërkombëtar të Filmit, TIFF. Zimi është një djalë që ka kaluar një fëmijëri në liri të plotë, por kur vjen adoleshenca gjërat komplikohen. Mënyra e të bërit të gjërave “ala Zim”, e fut atë në konflike më njerëzit e afërt. Arrin t’i shpëtojë problemeve që ka me të dashurën por nuk mund t’ia hedhë të tjerave që ka akumuluar. Me vështirësi i shpëton edhe ndonjë plumbi hakmarrës. Belushi Junior duket se ka trashëguar nga i ati aftësinë si aktor komik, talent që duket se ka buruar së paringa Belushi, i madhi Xhon, një nga “Bluz Brothers” legjenda që rron në historinë e kinemasë botërore.
Kështu komiku Robert Belushi, një muaj pas vizitës së babait Xhejms në Shqipëri, deri në fshatin e lindjes, vjet sot për herë të parë në Tiranë, në vendin e të parëve të tij.
Po sot, një ditë para fundit, TIFF paraqet një tjetër emër të rëndësishëm. Në programin special, në orën 17.00 në kinema Imperial, projektohet filmi “Dirty Little Billy” i Stan Dragotit, i vitit 1972. “Billi i vogël i pistë” i regjisorit shqiptaro-amerikan, ka për protagonist Michael j. Pollard i cili mori një nominim Oscar për “Bonnie and Clyde” më 1967, luan të jashtëligjshmin legjendar “billy the kid” si një adoleshent idiot larg traditave heroike perëndimore.