E Diel, 1 Nëntor 2026

Ben Blushi: “Edi Rama, megaloman - rikandidimi i tij, gafë politike që solli humbjen në Tiranë”

02-12-2011 / Gazeta 55

Anëtari i Kryesisë dhe njëkohësisht deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi u shpreh dje se humbjet e PS-së në rang republike, që nga 2009-a, e cila u pasua edhe në 8 maj të 2011-ës, duhen analizuar mirëfilltazi. Ai tha se në 8 maj PS doli me një rezultat pozitiv, por shtoi se ajo që i ndëshkoi ishte vota politike. “Nuk më thotë dot njeri që vota që kanë marrë demokratët në disa komuna apo ne në ndonjë qytet tradicionalisht të djathtë, mund të përsëritet. Ajo janë rezultate të një specifike të veçantë”, u shpreh Blushi në intervistën televizive për “Top Story”.
Duke ju referuar garës për Tiranën, Blushi tha se “ky qytet ishte përfshirë në një depresion të futjes në sanduiç mes pushtetit qendror dhe atij lokal. Në kushte të tjerë dhe të një koalicioni tjetër duhet të kishte marrë më shuam vota”.
Absolutisht, vijoi ai, Edi Rama nuk duhet të kishte kandiduar për disa arsye.
“Nëse ka ndonjë gafë politike ishte kandidimi i tij në Tiranë për herë të katërt. Ai e pa në 2009 që nuk kandidoi në lista të deputetëve dhe e përsëriti sërish duke lënë të kuptohet se bëj çfarë dua unë. Duke u futur aty në Tiranë për herë të katërt dhe pastaj edhe në vitin 2013 për zgjedhje parlamentare do të thotë që unë i bëj të gjitha por ka ikur koha e atyre që i bëjnë të gjitha. Ideja se si e justifikoi ai hyrjen është megalomane. Çdo njeri zëvendësohet dhe ndoshta edhe më mirë kur ndodh”, tha Blushi.
Deputeti Blushi nuk është i vetmi nga radhët e Partisë Socialiste që akuzon Edi Ramën si shkaktarin kryesor të humbjes së PS në Tiranë. Kastriot Islami, Andis Harasani dhe Arben Malaj, kanë qenë ligjvënësit socialistë më kritikë të cilët s’kanë vonuar ta cilësojnë Ramën si strumbullarin e dështimeve të PS-së, jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë vendin, pasi siç dihet, koalicioni i udhëhequr nga lidershipi socialist, më 8 maj humbi me 140 mijë vota diferencë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›