E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryesia, thika, hanxharë dhe bar për gjumë

02-12-2011 / Gazeta 55

Sot është Dita e Gijotinës në PS. Edi Rama e mbledh Asamblenë në fshatin e Haxhi Qamilit dhe do “grijë që në fillim me thika e hanxharë” karrierat politike të disidentëve kryesorë në grupin parlamentar. Disa të tjerë do përfshihen në lista, por kandidimi do jetë veç një bar gjumi që do të dalë hidhur pas numërimit të votave në fund të ditës

Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS-së e cila zhvillohet sot në një lokal të fshatit të Haxhi Qamilit, është përzgjedhje konfirmuese se ky tubim nuk ka se si të mos i shpëtojë ndikimit të frymës haxhiqamiliste.
Në fakt, ajo që pritet të konfirmohet sot, është paralajmëruar më herët. Dhe jo vetëm kaq, por tashmë janë bërë publik edhe emrat që do të ndëshkohen, nga fryma dhe sjellja e pritshme haxhiqamiliste.
Problemi i vetëm është koha, e ndarë në pjesë të ndryshme për ndëshkimin (pjesë-pjesë) të “zërave kundër”, si edhe mjetet dhe format, që do të përdoren, të shtrira në kohë, për përmbylljen e spastrimit.
Pikërisht, dita e sotme është sipari që do të ngrihet në vigjilje edhe të vazhdimit të ndëshkimit të “zërave kundër” në PS.
Dhe kjo ngritje e siparit, afërmendsh nuk ka se si të debutojë sot, si dita e gijotinës.
Duke i qëndruar “besnik”, teorisë së ndëshkimeve dhe spastrimeve në kohë të ndryshme të “zërave kundër” në PS, sot është fillim-testi, i këtij spastrimi. Në respekt, të mëtejshëm të “besnikërisë” edhe ndaj teorisë së mjeteve dhe formave, që do të përdoren sot, besohet se sot, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare ët PS-së, do të mbizotërojnë thikat dhe hanxharët (në kuptimin figurativ).
Thikat pas shpine dhe masakrimi me hanxharë, do të mjaftojnë sot, për të mbyllur hesapet, në me “ekstremistët”, në qëndrimet e tyre “kundër” kryetarit të PS-së, dhe mënyrës së (mos)drejtimit të PS-së, nga ana e tij. Ndërsa lista e të masakruarve sot me thika e hanxharë, është shpërndarë me kujdes nga Edi Rama dhe ndodhet edhe në duart e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të PS-së, burime nga ata që janë njohur e familjarizuar me këtë listë, bëjnë të ditur se edhe emri i Gramoz Ruçit, nuk gjendet jashtë kësaj “renditje”. Megjithëse bashkohen në pikën që Gramoz Ruçi “i mbyll sot hesapet”, asamblistët e PS-së, ndahen në “armën” që do të përdoret për masakrimin e tij. Disa besojnë se thika pas shpine, do të jetë “arma” ndëshkuese ndaj Gramoz Ruçit, ndërsa disa të tjerë, të ndërgjegjësuar se kjo goditje vetëm “pas shpine” nuk mund të quhet, mbrojnë idenë e masakrimit të tij me hanxhar, për një fakt sa të thjeshtë edhe domethënës, thjesht dhe vetëm për ta bërë atë (Gramoz Ruçin), shembull.
Ndërkohë, me listën me “viktimat” të përzgjedhur prej Edi Ramës, e cila i është shpërndarë asamblistëve të PS-së, të tjerë emra, është bërë kujdes që sot, nëpërmjet një tjetër “arme”, sikurse “vënia në gjumë me bar”, për ti mbyllur hesapet në të ardhmen jo shumë të largët, ndërkohë që ka dhënë porosi që edhe kjo kategori të mos votohet sot, ëpr strukturat drejtues e të PS-ës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›