E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ben Blushi: Edi Rama, skenar për djegien e mandateve të deputetëve të PS

Deputeti socialist Ben Blushi, i njohur si një nga më kritikët ndaj kryesocialistit Edvin Rama, akuzon këtë të fundit se është kthyer në një kryesponsor i grupeve pranë selisë rozë të cilët duan djegien e mandateve të deputetëve të PS. Gjatë një interviste ekskluzive për emisionin televiziv “Ora e Intervistës” të gazetarit Alfred Peza, përfaqësuesi i Lëvizjes për Mendim Ndryshe, Ben Blushi hodhi akuza të ashpra ndaj kryesocialistit Edi Rama, si përgjegjësin kryesor për rrezikun e djegieve të mandateve të socialistëve. Sipas Blushit, Edi Rama qëndron në krye në një lëvizjeje që synon shkatërrimin e PS, për rë thelluar krizën dhe radikalizuar  qëndrimin e opozitës nëpërmjet protesstave të rrugës. Ky skenar, tha Blushi dëmton rëndë PS dhe vë në pikëpyetje legjitimitetin e saj, në një kohë kur po skadojnë afatet Kushtetuese për hyrjen në parlament. Në këtë pikë, Blushi u shpreh se ai dhe kolegë të tij në LMN do thyejnë bojkotin javën e parë të muajit Mars, ndërsa theksoi se një vendim i tillë duhet të merret nga i gjithë grupi parlamentar i PS....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›