Shqipëria, kampione e Evropës për rritjen ekonomike
Revista prestigjoze franceze “Valeurs Actuelles” i ka kushtuar një vëmendje të madhe në numrin e saj të fundit, vendit tonë: “Kryeministri Sali Berisha, artizani i rritjes ekonomike”Shqipëria e panjohur do të rregjistronte një rritje të shkallës 9% në 2009-ën, larg, shumë larg nga rënia ekonomike që goditi rëndë pjesën tjetër të Evropës. Ky rezultat i shkëlqyer shpjegohet nga rritja e investimeve të huaja, të ndjekura nga politika fiskale dhe reformat e të gjitha llojeve të promovuara nga qeveria. “Një sportel unik jep autorizimet e kërkuara për krijimin e pjesës më të madhe të ndërmarrjeve dhe ne kemi krijuar zona industriale në 6 qytete. Fuqia punëtore e re dhe aktive lejon konkretizimin e të gjithë projekteve. Paralelisht ne po modernizojmë infrastrukturën tonë të transportit. Për tre vjet, rrjeti ynë rrugor do të rinovohet plotësisht”- pohon z. Sali Berisha, kryeminister që prej vitit 2005. “Bregdeti ynë figuron midis më të bukurve të Evropes dhe ende nuk është vënë plotësisht në shfrytëzim. Potenciali ynë energjetik, është po aq interesant. Kapitalet e huaja po rrisin gjithashtu rendimentin e zonave tona të naftës dhe të mineraleve si kromi”, shton z. Sali Berisha. Objektivi final i politikës së tij të zhvillimit të përshpejtuar, shkruan prestigjozja “Valeurs Actuelles”, është aderimi në Bashkimin Evropian, me të cilin vendi ka nënshkruar tashmë një Marrëveshje stabilizim- asociimi. “Në 16 dhjetor të vitit të shkuar Komisioni Evropian ka dërguar në Tiranë një pyetësor voluminoz për të vlerësuar kapacitetet e saj për t’iu bashkuar 27 vendeve. Sektori financiar në provën e krizës Revista e famshme franceze thekson se “Shqipëria, megjithë eksperiencën e saj të shkurtër në fushën e ekonomisë së tregut, i ka rezistuar shkëlqyeshëm krizës ndërkombëtare”. “Në 2009-ën u arrit një rritje ekonomike në rreth 4% kundrejt një mesatareje vjetore prej 6% në dhjetë vitet e fundit. Ne kemi rritur në mënyrë të konsiderueshme investimet publike për t’iu kundërvënë ngadalësimit: 1 miliard euro, të themi një e treta e buxhetit, është hedhur për ndërtimin e shkollave, spitaleve dhe infrastrukturës së transportit. Kjo politike nuk i vë në rrezik financat e shtetit, përderisa borxhi arrin në 57% të PBA, një norme që ne synojmë ta cojmë në 5 % për dy ose tre vjet”, pohon z.Ridvan Bode, ministër i Financave. Ndërkaq ai nënvizon se bankat nuk kanë pushuar se dhëni hua ndërmarrjeve, falë një kapitalizimi të kënaqshëm. “Ne e vlerësojmë rreth 20% rritjen e kredive të akorduara në 2009-ën, një performancë e mirë”, përgëzon Ridvan Bode. Me një rritje të parashikuar prej 10% në 2010-ën dhe të hyra fiskale në rritje, megjithë reduktimin prej 25% deri në 10% të tatimit mbi të ardhurat, Shqipëria do të jetë e aftë këtë vit të financojë borxhin e saj publik në kushte avantazhi në tregun evropian. “Ne kemi krijuar një sistem bankar modern, të mbikqyrur nga një bankë qëndrore e pavarur, e cila funksionon me transparencën më të madhe. Me një inflacion nën kontroll, ne po i përkushtohemi përmirësimit të konkurrencës, produktivitetit dhe fleksibilitetit të ekonomisë sonë. Vendi ynë synon të bëhet porta kryesore e aksesit të Ballkanit për të gjithë investitorët e huaj”, siguron Ardian Fullani, guvernator i Bankës së Shqipërisë. Potenciali i ekonomisë shqiptare ka bindur shumë banka të huaja që të implementohen. Pikërisht në Tiranë gjendet një filial i Societe Generale (Banka Popullore) dhe të ndërmarrjes austriake “Raiffeisen” që ka filiale në rreth pesëmbëdhjetë vende të Evropës qendrore dhe lindore. Midis detit dhe malit Plazhet shqiptare ofrojnë të njëjtin diell me shkëlqim dhe të njëjtin ujë të kthjellët sikurse dhe stacionet balneare të Greqisë dhe Kroacisë, por ruajnë një qetësi dhe autenticitet që u kujtojnë pushuesve Mesdheun e 30 ose 40 vjetëve më parë. Turistët po vërshojnë në një numër në rritje drejt bregdetit të egër: ministri i turizmit ka rregjistruar një rritje mbi 40% të turistëve gjatë 9 muajve të parë të vitit 2009. “Sektori turistik kontribuon në nivelin 11 % të PBA dhe punëson më shumë se 150000 persona. Zhvillimi i tij është prioritet për qeverinë. Shansi ynë kryesor qëndron në diversitetin e ofertës sonë: det dhe diell, arkeologji, sporte dhe mal…” shpjegon Ferdinand Xhaferri, ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve....