E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet një kufomë gruaje në Liqenin Artificial

TIRANE-Një kufomë gruaje është gjetur sot në mesditë në Liqenin Artificial të Tiranës. Policia e Tiranës dyshon për një vetëmbytje. Kanë qënë kalimtarë të rastit që kanë parë kufomën e gruas mbi ujin e Liqenit Artificial të Tiranës dhe ka sinjalizuar menjëherë policinë, e cila ka lajmëruar forcat speciale të zhytjeve. Polumbarët nxorrën nga ujrat trupin e gruas duke e dërguar menjeherë në morgun e kryeqytetit për ekspertiza të mëtejshme. Pranë vendgjarjes u gjet dhe një cantë, e cila dyshohet të jetë e gruas. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e vdekjes së gruas. Nga kqyrja e parë nuk u panë shenja dhune, ndaj hipoteza e parë e lindur ka qënë vetëmbytja. Vazhdojnë hetimet momentalisht të përqëndruara në identifikimin e gruas, gjë që do të ndihmojë më pas dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›