E Diel, 1 Nëntor 2026

'Edi Rama, harroji kutitë, hap dosjet”

U bënë me shumë se gjashte muaj qe dëgjojme te njejten muzikem, “te hapen kutite”, me nje kembengulje te tille qe natyrshem vjen dyshimi: perse? Njezet mijë komisionerë socialist qene prezent, i numëruan dhe i filmuan votat një për një. U firmosen proces-verbalet pa asnje vërejtje. E megjithate kembengulet me aq insistim per hapjen e kutive, sa çdo njeri fillon te dyshoje se dicka fshihet ne ato kuti, te cilat po behen shkak per te penguar levizjen e lire te qytetarëve shqiptarë. Duke qene se e kaluara jo shumë e larget na ka mesuar me skenare qe përgatiteshin ne zyrat e errëta te ish-Partise së Punes dhe ish-Sigurimit famëkeq. Me arme qe futeshin naten ne selite e kishave per t’u gjetur te nesërmen, me trakte qe futeshin ne xhepat e "armikut" te klases, per t’u arrestuar me akuzen se ju gjeten materiale komprometuese ne trup, e me sa te tilla krime qe fshihen, jo ne kutite e votimit, po ne kutite qe mbajne te mbyllura dosjet e krimit, eshte e ligjshme te dyshojme se nje praktike e tille eshte perdorur gjate numërimit te votave. Le të perpiqemi per ta shpjeguar ne menyre te thjeshte kete hipoteze. Mbasi u aprovua ligji zgjedhor qe "magjistarët" socialiste dhe udheheqesi i tyre, kopje e shëmtuar e qoftëlargut Enver, mendojne se do i jepte torten e pushtetit, te cilen ata e konsiderojne nje te drejte te trasheguar nga baballaret e tyre, te fituar me gryken e pushkes, hyjne ne zgjedhje duke fshehur ne menge nje karte, per ta perdorur ne rast se parashikimet e tyre nuk do vertetohen. Nuk dihet asnje rast specifik, ku nje komisioner socialist te kete kundershtuar numërimin ose menyren se si eshte kryer procedura e votimit. Megjithate duke pare kembenguljen e Edi Rames per hapjen e kutive, jo ne ndonje zone te larget ku edhe ka pasur e do kete gjithnje parregullsi qe nuk e komprometojne procesin, po ne Tirane, ku mundesia per vjedhje eshte baraz me zero, vijme ne perfundimin se me porosi te Edi Rames dikush nga besniket e tij duhet te kete shkelur ligjin. Edi Rama si duket ka aplikuar skenarin e "Armëve në Kishë', dhe tani kerkon te komprometojë tërë procesin. Eshte thene vazhdimisht se sistemi yne gjyqesor eshte me i pakonsoliduari. Edi Rama me kembënguljen e tij per hapjen e kutive te votimit po kerkon qe ta beje edhe me te pabesueshem tere sistemin delikat gjyqësor. Edi Rama duket e di se ne cilat kuti ka parregullsi, mbasi këmbëngulja e tij te ben te mendosh se ka luajtur ne menyre te pandershme. Arsyeja se pse deri tani ai nuk e deklaron se ne cilat kuti fshihet lepuri, qe ai vetë ka fshehur, eshte e thjeshtë. Ne rast se do thonte te hapet "x" kuti do dilte i zbuluar, ne kete rast nuk do guxonte edhe me i paturpshmi, nga te ashtuquajturit analiste te paguar prej tij, te justifikonte nje provokim kaq te turpshem, nje krim te denueshem penalisht, nje tallje me qytetaret shqiptarë. Edi Rama eshte i sigurte se kutite nuk do hapen, se ato kuti nuk ka te drejte as Sali Berisha, as Edi Rama, as Presidenti per t’i hapur, ato mund te hapen vetem ne rast se ne gjykimin e çështjes do vertetoheshin parregullsi procedurale, ose do dilnin ne drite elemente te rinj, qe mund t’i lejonin, po te njëjtës gjykate, rihapjen e nje procesi tashme te mbyllur e te vulosur nga e drejta kushtetuese e ndarjes se pushteteve. Edi Rama ne qofte se ka pasur sadopak sinqeritet ne rinine e vet, kur kerkonte denimin e krimeve komuniste, kur ulërinte kunder diktatures e diktatorit, duhet ta lere sjelljen destruktive dhe t’i bashkohet shumices se popullit qe kerkon jo hapjen e nje procesi te perfunduar tashme, por demaskimin e krimeve komuniste, hapjen e dosjeve qe do bente te mundur pastrimin e strukturave te shtetit nga njerez qe jane pergjegjes per krime kunder njerëzimit. Po, realiteti na meson se nje njeri qe rrezikon aspiratat evropiane te njerëzve te thjeshte. Nje njeri qe kerkon marrjen e pushtetit, qofte edhe duke perseritur skenarin si ai i 97’-ës nuk do i bashkohet asnjehere nevojes qe shoqeria shqiptare ka per vetëpastrim. Nuk do behet kurrë bashkautor në demaskimin e krimeve te baballarëve, te atyre qe ai ka grumbulluar rreth vetes dhe ne menyre te paturpshme nuk dine te shkeputen nga e kaluara, po deklarojne se jemi krenare per vepren e baballarëve, pa qene te afte te dallojne trashegimine biologjike nga ajo ideologjike. Edi, lëri kutite e votimit, hap dosjet e krimit, lejoi ata per te cilët votuam, te perfaqesojne popullin e majte e te djathte dhe jo veç partine - si ne diktature.      ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›